“Rama s’ka më çfarë t’i japë Shqipërisë, vetëm mund t’i bëjë më shumë dëm”, Basha: Mbështetja për drejtësinë, lufta kundër korrupsionit dhe aleanca me partnerët strategjikë janë vlera themelore të Koalicionit Euroatlantik

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH, theksoi se mitet e partive të mëdha janë në rënie dhe se kjo është e dukshme në terren.

Basha shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me ata që ndajnë vlera të përbashkëta me Koalicionin Euroatlantik dhe që plotësojnë tre kushte: asnjë bashkëpunim me të korruptuarit, mbështetje 100% për SPAK dhe aleanca të forta me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Në pyetjen nëse është i gatshëm të bashkëpunojë me kryeministrin Rama ose Berisha, Basha theksoi se cikli politik i tyre ka përfunduar dhe se ai nuk kanë më se çfarë t’i ofrojnë Shqipërisë.

Pjesë nga intervista:

Lulzim Basha: Mitet po bien njëri pas tjetrit. Edhe mitet po ashtu të quajturi të partive të mëdha, janë në rënie dhe ne këtë e prekim dhe e shohim ditë për ditë. Si në terren, ashtu edhe në matjet tona objektive që i bëjmë për synimet tona, jo për t’i marketuar. Por padiskutim që ne jemi të hapur të bashkëpunojmë pas zgjedhje, bashkëpunim politik me të gjithë ata që ndajnë vlerat tona, parimet tona dhe janë afër programit tonë. Ka tre kushte: Kushti i parë asnjë bashkëpunim me të korruptuarit. Kushti i dytë, asnjë bashkëpunim me ata që nuk i japin 100% mbështetje SPAK me vepra jo me fjalë. Pra, duke nisur me votimin në shtator të projektligjit që përmenda dhe që ka një vit e gjysmë në syrtarët e Parlamentit dhe asnjë bashkëpunim me ata që kanë një linjizim 100% strategjik me partnerët tanë, me aleatët Euroatlantik, SHBA, Britania e Madhe dhe BE.

Pyetje: Pra, kushdo qëoftë kryeministëri Berisha apo Rama, ju nëse ju plotëson këto kushte jeni gati të hynin në qeveri?

Lulzim Basha: As Berisha as Rama nuk kanë më çfarë t’i japin Shqipërisë. Rama qartësisht e ka mbyllur ciklin e tij politik. Në 12 vite, tre palë zgjedhje premton para fushatës dhe i braktis në mënyrë solemne premtimet pas fushatës. Pra, Edi Rama nuk ka më çfarë t’i jap shqipërisë. Mundet vetëm t’i bëjë më shumë dëm. Cikli i tij politik ka mbaruar, pastaj ciklet e tjera janë në dorë të drejtësisë.

Exit mobile version