Basha: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, por mendjen e ka të paguajë klientët e tij

Reagimi i kryetarit Basha në Twitter

Numri i të infektuarve me covid po thyen rekordet. Me qindra njerëz kanë humbur jetën dhe fatkeqësisht shumë të tjerë janë në rrezik. Në vend që të marrë masa dhe të ketë një plan kundër pandemisë, Rama vazhdon të paguajë klientët e tij dhe të sulmojë opozitën që i nxorri faktet.

Në vend që të shtojë mjekët, infermierët e shtretërit në spitale,ja jep milionat mafias së plehrave.Rama e ka humbur kontrollin ndaj pandemisë.Pasi shkatërroi ekonominë,tani ai po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Bashkë do ta mundim këtë të keqe e do ta shërojmë vendin.

Artikulli paraprakBardhi: Asgjë e re nga Edi Rama. Me batuta të lodhura sorollatet nëpër sheshet e plehrave me të njëjtin tekst mashtrimesh
Artikulli tjetërBylykbashi: Asnjë montazh kryeministror me projekte 3D nuk e mbulon dështimin e ndërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës