Alla firmos për tri vite me Ael Larisën

Albi Alla zyrtarisht te Ael Larisa në Superligën e Greqisë. 24-vjeçari sipas njoftimit zyrtar në faqen e klubit grek ka nënshkruar kontratë trevjeçare, që do të thotë se do të jetë i lidhur me këtë skuadër deri në verë të 2020.
Shuhet kështu çdo shpresë për rikthimin e qendërmbrojtësit në radhët e Kukësit, edhe pse drejtuesit e kampionëve të saposhpallur të superiores pretendojnë se kontrata me lojtarin është e vlefshme deri në përfundim të aventurës europiane.
Alla konsiderohet një përforcim shumë i rëndësishëm për Ael Larisën në fazën mbrojtëse, ku skuadra greke vuajti jo pak gjatë sezonit të kaluar, duke e siguruar mbijetesën në javët e fundit.
30 paraqitjet e tij me Kukësin në Superiore, por edhe grumbullimi në kombëtare nga De Biasi, që e aktivizoi në miqësoren me Bosnje-Hercegovinën ishin prova të mjaftueshme që Ael Larissa t’i ofronte kontratë 3-vjeçare. Alla rikthehet pas dy vitesh në futbollin grek ku më parë është aktivizuar me Ergotelis, Fakikos dhe Panachaikin.

Exit mobile version