Ançeloti: Fundi i një cikli te Milani

Karlo Ançeloti, trajneri i Bajern Mynih, ka dhënë një intervistë për “Radio anch’io lo Sport”, duke folur rreth të ardhmes së tij, pas aventurës me bavarezët. “A shoh të ardhme në Kinë? Nuk besoj, ndjehem mirë në Europë. Nga një pikëpamje teknike, ai kinez është një kampionat që mbetet shumë mbrapa të tjerëve. Në fakt ky është një problem i përgjithshëm, por në Itali kanë filluar të lëvizin gjërat.
Kombëtarja italiane? Tani për tani nuk më tërheq shumë ideja të stërvit një herë në 3 muaj, ndoshta kur të jem më i plakur”, ishte batuta e trajnerit italian. Nuk mund të mungonte një koment për situatën e Milanit dhe largimin e presidentit Berluskoni për t’i bërë vend drejtuesve të rinj nga Kina.
“Ky është fundi i ciklit të presidentit të madh Berluskoni. Ka një tendencë të harrohet ajo që ka bërë ai, por historia e tij mbetet e papërsëritshme. Tani shpresoj që drejtuesit e rinj të kenë entuziazmin për të kthyer Milanin në nivele të larta. Është shumë përcaktues aspekti ekonomik në situata të tilla”, shpjegoi trajneri.
Ndërkohë, Joachim Löw vazhdon të jetë trajneri i duhur dhe duket se është shumë pranë rinovimit me ekipin kombëtar të Gjermanisë, edhe për disa vjet të tjerë. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i federatës gjermane të futbollit, Reinhard Grindel, i cili në një intervistë për revistën Kicker, ka zbuluar se po punohet për të ardhmen e ekipit kombëtar. “Jam gati të diskutoj për të ardhmen e tij, kur të dëshirojë”, deklaroi Grindel. Gjatë verës pritej në fakt një dorëheqje e Löw, duke menduar një cikël të përfunduar të tij me përfaqësuesen gjermane dhe zërat kundër ishin shtuar shumë.

Exit mobile version