Nga Azgan Haklaj
Së pari, dua t’ju përcjell mirënjohjen time për urimet dhe mbështjen që keni treguar në këtë vazhdim udhëtimi tim drejt Kuvendit të Shqipërisë nën siglën “Koalicioni Euroatlantik”.
Eshtë një bindje e imja e thelllë rezistenca ndaj neodiktaturave dhe autokracive të ç’farëdo forme dhe kjo realizohet me përfshirje aktive dhe me mbështetje nga aleatët tanë të pazëvendësueshëm SHBA-të, Britania e Madhe dhe BE-ja.
Mandatin tim të parë si deputet e kam fituar nga qelitë e burgosjes politike,
I plagosur dhe i torturuar, me familjarë të vrarë e banesë të rrënuar.
Me vogelushët e mij dhe familjen të terrorizuar nga falangat shtetërore të krimit.
Asnjë pengesë dhe atentat nuk ma ka ndalur vrullin përveçse ma ka shumëfishuar për të qënë misionar i fjalës e veprës së lirë, qëndrestar në vijë të parë për ruajtjen e parimeve individuale humane si dhe ato kolektive të lirisë e demokracisë.
Përpos përpjekjes së pareshtur politike asnjeherë nuk kam ndaluar se lëvruari e kultivuari kulturën, folklorin dhe artin kombëtar në ç’do cep të trollit amëtar.
Ndaj, këtë rrugëtim të ri politik nuk e shoh si sfidë individuale as si profit politik vetjak por si një vazhdim të misionit të përbashkët për demokracinë e rrënuar e të degraduar nga establishmenti i vjetër politik i cili kërkon me forma kriminale ta mbajë peng dhe për një mandat tjetër.
Jam besim plotë jo vetëm në energjitë, vullnetin tim por së pari në bashkimin tonë qëndrestar për një shpresë të re për Kombin Shqiptar.