Kreu i PD, Basha e cilësoi përpjekjen e Ramës për të bllokuar regjistrimin e partisë LIBRA në KQZ si aktin e fundit të Ramës kundër zgjedhjeve të lira. “Përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë partinë e Blushit është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira. Ai ka futur në punë çdo mjet e levë që ka në dorë për të vjedhur zgjedhjet. Liron një bandë, shpik diagnozë për të nxjerrë një kriminel nga burgu, numëron tonelatat e drogës dhe lekët e pista me të cilat do të blejë zgjedhjet. Të gjithë këto për të ndalur vullnetin e lirë të njerëzve. Prandaj ka 1 vit që kundërshton votimin dhe numërimin elektronik. Kjo e fundit është një provë më shumë se Edi Rama është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë në Shqipëri. Ky është një moment kritik për vendin. Më #18Shkurt #NgrihemiBashkë me çdo shqiptar që beson tek demokracia dhe zgjedhjet e lira, për fatin e vendit, për fatin e fëmijëve tanë”, thekson Basha në reagimin e tij.