Pse u larguan dy drejtorët e Ramës?

Drejtuesit e dy institucioneve me peshë në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, dhe veçanërisht në atë të verfikimit të pasurive të tyre, dhanë sot dorëheqjen. I pari që njoftoi largimin ishte Alket Hyseni, i Drejtorisë së Pastrimit të Parave. Më pas të njejtin vendim e mori dhe Arben Seferi, drejtor i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.
Emrat e të dy drejtuesve ishin përmendur shpesh nga opozita, ndërsa kundërshtonte formulimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi sipas saj, që të dy ishin persona të lidhur me Partinë socialiste dhe njerëz të afërt të kryeministrit Edi Rama. Rama është munduar ta shesë atë si një vendim inkurajues për reformën në drejtësi, ndërsa burime të tjera thonë se arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me aferat në pastrimin e parave të Hysenit.

Exit mobile version