Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot pas takimit me z. Michael Roth, Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane, se i ka kërkuar që të denoncojë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë për demokracinë dhe për Shqipërinë.
Në një prononcim për mediat, Basha tha se për mua, PD dhe opozitën nuk ka mundësi më të mirë se procesi i integrimit europian.
“Ky proces është i bazuar tek arritjet, tek meritat dhe për fat të keq në këto zhvillime Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për tetë vite për shkak të mosarritjes së kushteve që janë rënduar dhe më shumë me zhvillimet e 25 prillit.
Ne kemi bërë gjithçka në dorën tonë, duke filluar me konsensusin për reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Për fat të keq Qeveria i shkeli me këmbë.
Ajo që i kam kërkuar ministrit Roth, njësoj si të gjithë miqve ndërkombëtarë, është të flasim dhe të denoncojnë masakrën zgjedhore të 25 prillit para se të jetë tepër vonë për demokracinë dhe për Shqipërinë, për të mos lënë që e njëjta situatë të ndodhë që Shqipëria të vazhdojë të jetë e mbushur me kriminelë në parlament, drogë…
Gjermania ka qenë edhe është mbështetëse e madhe e Shqipërisë dhe unë dua t’i shpreh mirënjohjen më të thellë popullit mik gjerman”, u shpreh Basha.
Roth u shpreh se, falenderon Bashën për mikpritjen e tij në selinë e PD. “Një vizitë në Shqipëri nënkuptonte edhe takime me opozitën dhe jo vetëm me qeverinë. Natyrisht që të gjithë kritikat për zgjedhjet që do të adresoheshin, në këtë drejtim dhe kjo duhet të bëhet nga institucionet. Ne i besojmë ODHIR që është një institucion i pavarur.
Une jam dakord me Bashën qe thotë se e ardhmja e Shëipërisë është në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme, kjo varet edhe nga opozita dhe parlamenti.
“Shpresoj në një qasje me respekt të qeverisë dhe opozitës. Unë jam në politikë që prej 23 vitesh. Kam qenë si në opozitë edhe në qeveri aktiv dhe mendoj se parlamenti është vendi i duhur për të çuar përpara debatet”, u shpreh Roth pas takimit me Bashën.