Policët bashkiakë të Tiranës kanë nisur aksionin që në orët e para të mëngjesit për të larguar fshatarët që shesin në rrugë duke ju marrim mallin. Janë me dhjetra skenat që kanë për protagonistë pikërisht policët bashkiakë, që duket se funksionojnë me një mision dhe urdhër të qartë në kokë.
Dy prej tyre kanë qenë sot si zakonisht pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë, ku gazetari Edvin Parruca u ka drejtuar kamerën e telefonit të tij, dhe i ka pyetur nëse mendojnë se dp të marrë një ditë fund kjo situatë që përsëritet çdo ditë.
Ai thotë se ka qenë vetë dëshmitar i skenave të tilla në dhjetra raste, mirëpo policët shihen se nuk kanë një përgjigje apo zgjidhje afatgjatë të këtij problemi.
“Si jeni, kam një pyetje, në 30 vite shoh këtu përditë e njëjta histori, policia vjen fshatarët vijnë, ju i hiqni ata vijnë, a ka një zgjidhje finale, a mund të vijojë kjo përditë përditë? (heshtje) Nuk ka zgjidhje finale”, shprehet gazetari në video.
Postimi i Parrucës
Pa të keq e kisha, po është një shpenzim aq i madh energjie, që vazhdon aq gjatë në kohë, që krijon vetëm ndjesi negative, nuk i jap dot kuptim.
P.S. Çdo konotacion negativ që mund t’i japësh terminologjisë së përdorur nga unë, është problemi yt.