Me një gjuhë jo shumë diplomatike por të drejtpërdrejtë, ministri i Brendshëm Italian, Salvini ka deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se lufta ndaj mafias do të shtrihet edhe në anën tjetër të Adriatikut duke lëshuar një mesazh direkt për mafian shqiptare që ushtron aktivitetin nën bekimin e Ramës. Deklarata e Salvinit tregon për një ndryshim radikal të politikës italiane në luftën kundër trafikut të drogës, i cili gjatë viteve të shkuara nën qeverinë e mikut të Ramës, Renzi njohu edhe rekordin e transportit të drogës drejt Italisë.
“Luftë mafies, një impenjim që do i dedikoj çdo energji timen, me çdo mjet të nevojshëm! Bashkë me ju nga Toscana e mrekullueshme. Për mafiozët argëtimi mbaroi! Tani duhet të tregojmë që Shteti është më i fortë. Do më pëlqente që në fund të udhëtimit, të kujtohesha si dikush që më shumë se të tjerët ka luftuar Camorra-n, Ndrangheta-n dhe mafian, duke u impenjuar të shkoj në çdo rrugë dhe rajon”, shkruan Salvini në “Facebook”, ku ka postuar një video rreth 14 minuta.
Deklarata e Salvinit nuk është pritur mirë nga Rama dhe as nga zarat e tij në mediat e kontrolluara. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe . Mafia “Rama” tani ka një kundërshtar të fortë në Itali dhe ky është Mateo Salvini, i cili prerë ka deklaruar se “argëtimi
mbaroi” duke ju referuar të shkuarës së trafiqeve nga Shqipëria në Itali.
Reagimi i parë ka ardhur nga ministri i Jashtëm i Ramës Bushati, i cili ka bërë spërdredhje për këtë deklaratë të Salvinit duke sulmuar Kryetarin e PD, Basha, e cili e ka mbështetur Salvinin.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati në një postim në Tëitter thotë se askush nuk mund ti shpjegojë komentet e Bashës në ‘Tëitter’ për ministrin e Brendshëm italian Matteo Salvini.
Bushati thotë se shpreson që llogaria e Bashës të jetë sulmuar.
“Unë me të vërtetë shpresoj se kjo llogari e udhëheqësit të opozitës shqiptare është sulmuar, përndryshe askush nuk mund të shpjegojë këto komente të Lulzim Bashës mbi popullin dhe vendin e tij. E turpshme.”, shkruan Bushati.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përshëndeti deklaratat e ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini ndaj mafies ndërsa i uron mirëseardhjen erës së ndryshimit edhe në anën tjetër të Adriatikut duke iu referuar Shqipërisë.
Basha tha se presionin duhet ta ndiejnë edhe mafia shqiptare dhe narkoshteti
“Mirësevjen era e ndryshimit. Së shpejti edhe në këtë anë të Adriatikut. Mafia shqiptare dhe narkoshteti i Ramës duhet të ndiejnë presionin e Italisë, në vend të gënjeshtrave, marrëveshjeve të fshehta dhe mbulimit të realititetit të deridjeshëm”, shkruajti Basha në dy gjuhë në Tëitter duke shpërndarë edhe deklaratën e ministrit italian, i cili duke iu drejtuar mafies thoshtë se “argëtimi mbaroi”.