Basha: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakoshme

“Zgjidhja e vetme jnë zgjedhjet e parakoshme”, ky është komenti që Kryetari i opozitës Basha bëri menjëherë pas shkarkimit nga KQZ të Kajmakut. Ai tha se futja e kriminelëve në institucione ka qenë një skemë e Ramës.

“Fytyra e Edi Ramës”, kështu e ka quajtur Lulzim Basha shkarkimin që i bëri paraditen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Agim Kajmakut, kryebashkiakut të Vorës.

Basha tha se kandidimi i tij në krye të Vorës, pavarësisht të lidhjeve me krimin, ishte një poshtërim për të gjithë socialistët dhe shqiptarët.

“Agim Kajmaku është pasqyra e radhës se me kë qeveris ai, është poshtërim për PS-në që nuk nxjerr dot një kandidat jo të lidhur me krimin. Është poshtërim për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë po në vendin e tyre udhëhiqen nga kriminelët.

Ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për ti dhënë pushtetin krimit. Duhet ti japim fund kësaj përmes zgjedhjeve të parakohshme për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Basha gjatë fjalës së tij të shkurtër për gazetarët.

KQZ vendosi sot në mënyrë unanime që të shkarkonte Kajmakun, pas gjetjeve të prokurorisë se ai ishte arrestuar vite më parë në Greqi, për falsifikim parash, vepër nga e cila u shpall i pafajshëm shtatorin e këtij viti.

Ishte PD, ajo që publikoi e para rastin, që më pas u provua se Agim Kajmaku ishte Jorgo Toto. Vetë Kajmaku nuk ka bërë asnjë koment për shkarkimin, ndërsa Rama tha se KQZ tregoi se vepron e pavarur, ndërsa PD nuk bëhet strehë për kriminelët.

Exit mobile version