Pazari i Ramës me Doshin në mbledhjen e kryesisë, deputeti i kërkon…

Ka përfunduar mbledhje kreut të qeverisë Edi Rama me kordinatorët politikë të Rajonit të Veriut.

Mësohet se Rama iu ka kërkuar llogari koordinatorëve të Shkodrës, që sipas tij nuk kanë mundur që ti japin dot drejtim situatave, pasi çdokush e mendon administratën si mundësi punësimi për të afërmit e tij.

Ndërkohë po ashtu burime për Faxëeb bëjnë të ditur se deputeti Tom Doshi i ka kërkuar kryeministri Rama nënkryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Bashkia e Vaut të Dejës, pas zgjedhjeve të 30 qershorit drejtohet nga Mark Babani, ky i fundit i akuzuar nga PD se ka ndërruar 3 herë emrin dhe se ka fshehur dënime të marra jashtë vendit.

Kujtojmë se Tom Doshi pas disa vitesh ftohje me kryeministrin Edi Rama, në zgjedhjet e 30 qershorit u shfaq mjaft protagonist në rajonin e veriut dhe në mbështetje të hapur me Ramën.

Ndërkohë pak kohë më parë Partia Demokratike ka nënvizuar se Edi Rama po vendos PS-në në Shkodër nën administrimin e Tom Doshit personit i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pasi të lirohen postet e drejtorëve, do të jetë “mëkëmbësi” i Edi Ramës në Shkodër, Tom Doshi, që do të emërojë drejtorët e rinj rajonal, në koordinim të plotë me kreun e bandës së Rilindjes, kryeministrin e fatkeqësisë kombëtare.”- njoftonte PD-së.

Exit mobile version