Bashkia Pogradec dhe e Kosturit, ekip të përbashkët projektesh

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri dhe homolgu i tij i Bashkisë së Kosturit në Greqi, Annestis Aggelis nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim për projekte në zhvillimin e turizmit alternativ në rajonin ndërkufitar.
Të dy bashkitë do të angazhohen me ekipe të përbashkëta për të siguruar projekte europiane për të promovuar turizmin, kulturën, për të mbrojtur cilësinë dhe ekositemet e ujit të liqeneve. Kryetari Kapri e vlerësoi këtë bashkëpunim si një mundësi më shumë për turizmin në Pogradec, si dhe për të përfituar nga eksperienca e Kosturit.
Ai tha se marrëveshja do të rrisë mundësitë për aktiviteteve më të shumta në turizëm dhe ekonominë lokale, si dhe promovimin dhe reklamimin e dy bashkive si një destinacion turistik i përbashkët. Bashkia e Kosturit ka një traditë të gjatë në turizmin kulturor, e cila ka përfituar mbështetje të mëdha nga Bashkimi Europian me fonde për zhvillimin e saj.

Exit mobile version