Shijaku prej 1 jave pa ujë të pijshëm, “Rilindja” merret me fasada

Deputeti i PD të Durrësit, Igli Cara ka denoncuar mungesën e ujit të pijshëm në qytetin e Shijakut, prej një jave. Situata rëndohet edhe më shumë në kushtet ekstreme të një vape përvëluese. Për këtë gjendje kanë protestuar një grup anëtarësh të PD me në krye deputetin Igli Cara, të cilët kanë evidentuar gjendjen e rëndë që është krijuar në kushtet kur në qytet po bëhen investime milionëshe jo për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve. Këto investime, theksoi deputeti Cara, janë thjesht fasadë e “Rilindjes”.
Ata theksojnë se kanë javë të tëra pa u furnizuar me ujë të pijshëm, por dhe kur u shkon ky ujë ai është i tejndotur, pasi tubacionet e ujërave të pijshëm me ato të ujërave të zeza janë përzierë pasi nuk janë mirëmbajtur. Banorët thonë se edhe për të sjellë ujin në banesat e kësaj lagjeje që është në qendër të qytetit, atyre u kanë kërkuar që të paguajnë vetë tubacionet. Ndërkohë sipas amvisave të Shijakut, fëmijët që konsumojnë ujërat e ndotura kanë mbetur spitaleve.
Bizneset për të përballuar situatën janë të detyruar ta blejnë ujin me 3-fishin e çmimit. Problemi i ujit të pijshëm që mungon në Shijak, e ka rënduar jetën e këtyre banorëve, të cilët thonë se tashmë kjo gjendje do kohë të riparohet pasi ujësjellësi nuk ka mundësi t’i kryejë shpejt riparimet për shkak se tubacionet janë dëmtuar gjatë ndërtimit të sheshit.

Exit mobile version