Bayern Munchen, 3 pikë të vuajtura në Hamburg

Bayerni i Mynihut vazhdon marshimin në Bundesligë, ku vazhdon të mbajë kreun edhe pas javës së 5. Me 15 pikë të plota, skuadra e Ançelotit arriti të triumfonte edhe në transfertën e Hamburgut, ku e zhbllokoi rezultatin vetëm një minutë nga fundi me të zakonshmin Joshua Kimmich. Edhe pse kampionët sfiduan një kundërshtar me objektivin për të marrë një pikë, nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, deri në fundin e takimit, ku Kimmich arriti të shkëpueste tre pikë me shumë vlera nga kjo transfertë.
Bavarezët e morën kontrollin e ndeshjes, që në minutat e para, ndërsa Hamburgu tentoi të surprizonte me anë të kundërsulmeve, por pa ia dalë mbanë. Me këtë fitore, Bayerni mban vendin e parë me 15 pikë, 3 më shumë se Borussia e Dortmundit. Në sfidën tjetër, Mainz-Bayer Leverkusen, ndodhi pothuajse gjithçka. Yunus Malli kaloi vendasit në avantazh, ndërsa Javier Hernandez barazoi përkohësisht shifrat në minutën e 32. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Mainzit, që shënoi edhe golin e dytë me autor Stefan Bell. Fraksioni i dytë rezultoi një mankth i vërtetë për skuadrën e Martin Schmidt, që u ndëshkua edhe dy herë të tjera nga Hernandez në minutat 67 dhe 90. Me këtë fitore, “Aspirinat’ ngjiten në vendin e 9 me 7 pikë, po aq sa Mainz.

Exit mobile version