Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një fushatë agresive terrori që pushteti ka nisur ndaj demokratëve. Përmes shantazheve e kërcënimeve, demokratëve po u kërkohet të largohen nga Shqipëria dhe të braktisin banesat dhe jetesën e tyre këtu. Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar ashpër dje këtë fushatë terrori duke e cilësuar atë si dëshminë e regjimit më të rrezikshëm që po përjeton vendi pas rrëzimit të regjimit komunist. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Berisha u bën thirrje demokratëve të mos bien pre e shantazheve, të mos largohen nga vendi, por të ngrihen në mosbindje civile paqësore kundër regjimit Rama. “Një valë terrori e paparë ka shpërthyer këto ditë nga mafia e zezë e pushtetit ndaj demokratëve në mbarë vendin. Mafia e Noriegës bën gjithçka, po përdor të gjitha format e presioneve antiligjore që të largojë masivisht nga Shqipëria demokratët me familjet dhe bizneset e tyre. Ky është regjimi më i rrezikshëm në historinë e vendit pas diktaturës hoxhiste. Keni të bëjmë me një klikë të ndëshkuar, të mallkuar, të përçmuar nga 80% e shqiptarëve. Në këto kushte tejet të rënda, ftoj qytetarët të mos largohen nga Shqipëria, por të organizohemi me të gjitha format e mosbindjes civile paqësore kundër saj”, shprehet ai. Në postimin e tij, ish-Kryeministri Berisha ka publikuar edhe një reagim të një biznesmeni, i cili dëshmon se si falangat e pushtetit kanë filluar represionin kundër bizneseve. Sipas biznesmenit, atyre u kërkohet të shesin objektet e tyre të biznesit dhe investimet dhe të largohen nga vendi. “Mirëdita Doktor Berisha, jam Sajmiri nga Tirana. Kam një biznes të mesëm, jam i djathtë me bindje, kam qenë i persekutuar në një zonë kufitare në Përrenjas. Kurdoherë kam votuar PD, më i zhgënjyer se këtë herë as më ‘97 s’kam qenë. Ti mund ta kesh këtë informacion, po ta jap prapë, ka filluar gjenocid kundra demokratëve. E para jashtë Tirane ka për mbi 2 vjet që s’të mban njeri në punë po s’je i majtë nëpër bizneset private shteti dihet tani, këtë javë kanë filluar represionet nëpër Tiranë, s’guxon njeri me fol për opozitë. Me mua sot është hera e dytë që më thonë ik, mos rri më, shiti dhe ik. Më është neverit puna, kam investuar gjakun e 27 vjetëve, kam punuar 16 orë në ditë. Dilni flisni zoti Berisha, ku duhet të kemi shpresë? Hera e parë në jetën time po e mendoj të iki, gjenocidi ka filluar, me vitin 1990 kishte shpresë do të bëheshe, më 2017 pas zgjedhjeve s’më ka thënë njeri do, rri këtu strategji, zoti Berisha Fidel Kastro e ka bërë kështu”, thuhet në denoncimin e publikuar nga ish-Kryeministri Berisha.
Kryesore
Continue to the categoryBasha kërkon veprime konkrete për sigurinë e Kosovës: Amendamenti im për...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se sulmet terroriste në Kosovë janë një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon, të orkestruara...