“Më kanë vënë emrin pa më pyetur”, a është e vërtetë lista antiBasha?

Shumë emra të renditur në të ashtuquajturën në media “Lista AntiBasha” rezultojnë të jenë shtuar pa dijeninë e tyre.
Pas publikimit të listës në media, shumë persona, emrat e të cilëve ishin të listuar si firmëtarë kundër kreut të PD janë shprehur se kanë mbetur të habitur kur kanë parë emrat e tyre nëpër portale, televizione dhe gazeta.
Ilir Kondi ishte një prej 19 emrave anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike që firmosi listën ku kërkohej shkarkimi i kandidatit për kreun e PD, Lulzim Basha. Por dje, Kondi ka mohuar të ketë firmosur vetë listën. Burime për “Politiko.al” bëjnë me dije se, Kondi ka deklaruar se i kanë vënë emrin pa e pyetur. “Më kanë vënë emrin pa më pyetur”, ka thënë Kondi.

Artikulli paraprakPD: Rregullat statutore të garës për Kryetarin e PD
Artikulli tjetërBerisha: Ndal terrorit të mafies së zezë ndaj demokratëve