Biznesmeni i huaj: Jam Patriku, menaxheri i Përgjithshëm i Selenicë bitumi. Kam 16 vjet që punoj në këtë vend dhe do të doja të flisja për përgjithësinë. Unë besoj se doni të bëni gjëra të mira dhe besoj në qeverinë tuaj. Do të flas për një problem dhe ju e dini shumë mirë se për çfarë. Ju keni ndërmarrë reforma të mira, por dua të njihni situatën time…
Rama: Patrik para se të flisni për problemin, mos flisni me mua, flisni me të… (drejton nga Ahmetaj).
Biznesmeni: Ok, në dhjetor, kam dërguar një letër tek tri ministra, tek i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, pastaj tek ai i Financave, Shkëlqim Cani dhe tek ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, për një problem sepse e di që paska limit të problemit fiskal. Qeveria kishte vendosur që të rriste fitimet mbi prodhimet me 300%. Pra, kam dërguar 3 letra zyrtare dhe jozyrtare të gjithë personave që përmenda, u shpjegova se do të humbisnin shumë njerëz punën, do të mbeteshin persona pa punë. Por së fundmi ligji kalon dhe për shkak të këtij ligji si pasojë 80 persona nga kompania ime janë në shtëpi tani. Kemi humbur, 6 muaj patëm humbje. Kemi humbur më shumë sesa 1 milion euro me taksa. Kam një pyetje…
Rama: Patrik, je bërë shumë shqiptar. Sepse dhe ju e dini se ne e kemi zgjidhur këtë, në korrik me paketën e re do e korrigjojmë këtë problem. Tani duhet patjetër ta bësh fjalimin tënd?
Biznesmeni i huaj: E di si është situata tani, por mendoj se administrata juaj, qeveria juaj duhet të marrë vendime për nëpunësit e shtetit, sepse personi që vendos që të rrisë rentën është jobashkëpunues dhe ju duhet të merrni vendimin kundër personit që vendosi të rriste këtë shumë. Ai person është ende në punë, shteti ka humbur punësi, taksa, qeveria humbi shumë, iu nënshtrua penaliteteve, por ju nuk keni marrë asnjë masë ndaj tij. Jua kam thënë se kush person, nuk do të vazhdoj ta përsëris.