Saimir Korreshi nxjerr fotot dhe sqaron demokratët e Lushnjës: Jam plotësisht i angazhuar për fitoren e Indrit Sefës dhe PD!

Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi ka përgënjeshtuar lajmet që qarkulluan ditën e sotme ku pretendohej se po bënte fushatë për kandidatin e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet në Lushnje.

Korreshi shkruan se fotot e shfaqura në lajm janë të fushatës së Partisë Demokratike në vitin 2021. Korreshi më tej shprehet se asnjë keqinformim nuk mund ti përçajë demokratët pasi për të fituar duhet të jemi të gjithë bashkë.

Postimi

Sqarim i detyruar për demokratët e Lushnjes

Lajmi më poshtë është i pavërtetë! Fotot e shfaqura në lajm janë të fushatës së Partisë Demokratike në vitin 2021. Asnjë keqinformim nuk mund ti përçajë demokratët. Për të fituar duhet të jemi të gjithë bashkë.

korresh

Si deputet dhe Kryetar i Partisë Demokratike Dega Lushnje, dua të sqaroj demokratët e Lushnjes, që nga dita e parë jam angazhuar në fushatë për fitoren e Partisë Demokratike dhe kandidatit të PD për Bashkinë Lushnje z. Indrit Sefa.

PD ka nderuar Lushnjen dhe qytetarët lushnjar duke pranuar propozimin e Degës Lushnje dhe duke kandiduar një djalë lushnjar, që vjen nga një familje patriotike lushnjare, e cila ka dhënë kontributin e saj në momentet më të rëndësishme të formimit të shtetit shqiptar.

Ftoj çdo demokratë që don fitoren e Partisë Demokratike të mendojë për Lushnjen, të mendojë për demokratët, të kontribuojë që bashkia ti kthehet qytetarëve. Bashkë fitojmë dhe i kthejmë dinjitetin Lushnjes.

#partiademokratike
#indritsefa

Exit mobile version