Pakti mes maxhorancës dhe Rithemelimit ka rikthyer seancat normale pas 5 muajsh aksion dhe proteste.
Në 5 muajt e shkuara seancat e Kuvendit kanë zgjatur nga 5 deri në 10 minuta, ndërkohë që deputetët mbaronin punë e vijonin jetën e tyre me angazhimet e ditës.
Por nga sot seancat e Kuvendit kanë nisur rutinë e dikurshme, teksa kjo duket se është reflektuar dhe te përqendrimi i ligjvënësve.
Në video të siguruar nga gazetari Osman Stafa bie në sy një prej deputetëve të PS-së, Ilir Pendavinji, i cili në dukje të parë duket se është duke menduar për hallet e qytetarëve, ndërkohë që ky i fundit është duke e vrarë kohën me videolojëra ne celularë.
Duket se socialisti po ushtrohet me lojëra me strategji, duke nga mënyra se sa shpejt manovron tregon që është nivel eksperti lojërash.