Derbi i milionave!

Gjatë tre muaj të fundit, që konicidojnë me merkaton verore, dy klubet e Manchesterit, City dhe United që do të përplasin brirët këtë të shtunë për javën e 4-rt të Premier Leagues, kanë shpenzuar me shumë para se çdo klub tjetër në botë. Është një kulm i ri përsa u përket shpenzimeve marramendëse që në Manchester kanë marrë udhë që nga viti 2008, kur gjysma blu e qytetit, me pronarët e rinj të Abu Dhabi United Group, pati më shumë para në dispozicion për të shpenzuar se çdo skuadër tjetër në Premier League.
Gjatë verës Pep Guardiola shpenzoi një shifër rekord prej 170 milionë paund për emra të tillë si John Stones, Leroy Sane, Claudio Bravo, Gabriel Jesus dhe Nolito. Nga ana tjetër e qytetit Jose Mourinho theu rekordin e blerjes më të shtrenjtë në histori, duke transferuar në “Old Traford” Paul Pogba, ndërsa në total portugezi shpenzoi 143 milionë paund, pasi Djajtë e Kuq morën edhe Zlatan Ibrahimoviç, Eric Bailly dhe Henrihk Mkhitaryan. Në total të dy klubet e Manchesterit kanë shpenzuar 313 milionë paund.
Por si ka qenë rivaliteti i shpenzimeve në Manchester, që kur klubi i Citizens u ble nga Abu Dhabi United Group, me pronar Sheikun Mansour? Bie në sy fakti që në vitet 2008, 2009 dhe 2010, Manchester City ka qenë i papërmbajtshëm në shpenzime me një total prej 379.5 milionë paund, ndërsa në katër vitet pasardhëse Abu Dhabi United Group shpenzoi 314.5 milionë paund, pra vihet re një rënie e shpenzimeve në merkaton e Citizens.
Në dy vitet e fundit ka një tjetër shpërthim në shpenzime për pjesën blu të qytetit me plot 317 milionë paund.
Interesant është fakti që, Manchester United ka shpenzuar shuma qesharake për aq kohë sa kishte në stol Aleks Ferguson. Nga 2008 deri më 2013 Djajtë e Kuq kanë nxjerrë nga arkat për merkaton 243.5 milionë paund, rreth 5 milionë më pak se shuma që Citi shpenzoi vetëm gjatë periudhës 2008-2009.
Por pas 1 janarit të 2014 dhe deri më 31 gusht të 2016-ës, tendenca ka ndryshuar dhe është United që dominon në merkato. “Djajtë e Kuq” kanë shpenzuar rreth 90 milionë pound më shumë se Cityzens gjatë kësaj periudhe.
Por në total Manchester City dominon me 1 milard e 11 milionë paund, përkundrejt 702 milionë paund të Manchester United. Diferenca në thuasje 9 vitet e fundit është 308.5 milionë paund. Përsa u përket trofeve nga viti 2008 Citysenz kanë fituar 2 tituj të premier Leagues, një FA Cup dhe 2 kupa të Ligës, ndërsa United 1 Champions League, 3 tituj të Premier Leagues, 1 FA Cup dhe 3 Cupa te Leagues. Edhe pse shpenzimet te City kanë qenë ndjeshëm më të larta, ato nuk janë reflektuar te trofetë e fituar.

Exit mobile version