Derbi i rekordit, Inter-Milan për 862 milionë spektaktorë

Jo më kot luhet në mesditë, do të jetë historik derbi i “Madonnina-s” ai që luhet këtë të shtunë në orën e drekës mes Interit dhe Milanit. Me orarin të studiuar për Kinën, me skuadrat e Piolit dhe Montellës që zbresin në fushë në orën 12.30 sipas shifrave që publikoi vetë Liga e Futbollit Italian, ky pritet të jetë derbi më i ndjekur në mbarë botën. Orari i pazakontë për Europën në fakt i lejon publikut të zonës aziatike që ta ndjekë ndeshjen në orarin më të përshtatshëm apo siç quhet në gjuhën televizive Prime Time, dhe në këtë mënyrë vetëm në ato zona derbi do të arrijë një potencial prej plot 566 milionë telespektatorësh, natyrisht duke e shtrirë shikueshmërinë në mbarë botën numri i personave që pritet të ndjekin në transmetim të drejtpërdrejtë Inter-Milan shkon në 862 milionë telespektatorë.
Mediat italiane bëjnë të ditur se do të jenë 39 platforma që do të transmetojnë drejtpërdrejtë derbin, mes të cilave natyrisht edhe Supersport. Zona e dytë me më shumë telespektatorë, 186 milionë, pas Azisë është Europa ku ndeshja do të transmetohet nga 20 televizione, e ndjekur nga Amerika Qendrore dhe ajo e Jugut, ku derbi i Milanos do të ndiqet drejtpërdrejtë nga 98 milionë njerëz.

Exit mobile version