Reali gati 120 milionë

Paulo Dibala është shenjtëruar kundër Barcelonës si një lojtar i klasit botëror, i cili i ka djegur etapat personale. Pas asaj që ka treguar dhe sidomos tregoi kundër katalanasve, padyshim që të gjitha klubet miliardere të kontinentit të vjetër janë lëshuar në sulm për të, ku si gjithmonë në krye të listës qëndron Reali i Madridit.
Burime nga kryeqyteti spanjoll bëjnë me dije se, presidenti Florentino Perez është i dashuruar me talentin argjentinas dhe, pse jo, ky është rasti më i mirë që ai të ketë një “Mesi” si Barcelona. Për këtë arsye, pasi ka tentuar disa herë në muajt e fundit me disa oferta sporadike, tashmë Reali është gati që jo vetëm të kalojë pragun e 100 milionë eurove, por pse jo të shkojë shumë më lart sesa 110 milionët që Mançester Junajtid pagoi për Pol Pogbanë, për ta bërë kështu Dibalën lojtarin më të shtrenjtë të historisë.
Paulo Dybala te Juventusi deri në vitin 2022. Ylli argjentinas ka zgjatur kontratën me klubin bardhezi dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Italisë edhe në sezonet në vazhdim. Shuhen kështu shpresat e Realit të Madridit dhe Barcelonës për të firmosur me La Joya-n, pasi Dybala është i lumtur në Torino dhe ka zgjedhur të qëndrojë te Juventusi. 23-vjeçari, i cili konsiderohet nga të gjithë si Mesi i ri ishte autori i 2 golave në sfidën e parë të çerekfinaleve të Championsit ndaj Barcelonës, duke i hapur rrugën kualifikimit të skuadrës së Alegrit për në raundin e 4 më të mirave.
Dybala është duke zhvilluar sezonin e tij të dytë me bardhezinjtë dhe deri tani ka arritur të realizojë 39 gola në 81 paraqitje me skuadrën torineze. Kontrata aktuale e Dybalës skadonte në vitin 2020, ndërkohë që me marrëveshjen e re ai do të jetë i lidhur me bardhezinjtë deri në 2022-shin. 23-vjeçari i La Selecion tashmë do të përfitojë plot 7,5 milionë euro në sezon, aq sa edhe bashkëkombasi i tij, Gonzalo Higuain, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar te Juventusi sëbashku me El Pipitan.

Exit mobile version