Dy djegës gjigantë të plehrave po instalohen në Shqipëri

Mediat online raportojnë një informacion se janë duke u ndërtuar në Shqipëri dy djegës të mëdhenj plehrash, që quhen ndryshe dhe inceneratorë, njëri në qytetin e Elbasanit dhe tjetri në Fier.
Djegësit e mbeturinave janë nga makineritë më të shtrenjta në botë dhe janë të paktën tre kategori:
1. Exellent.
2. Green, të gjelbërt
3. Second hand, të dorës së dytë.
Nëse inceneratori Exellent, prodhon vetëm 1% ndotje në ambient dhe përdoret në vendet e zhvilluara, Green, i gjelbërti pra, bën një ndotje të nivelit 10%, që gjithsesi vlerësohet i pranueshëm.
Second Hand, prodhon rreth 90% ndotje në ajër, duke helmuar ajrin, për një rreze mbi 25-30 km, por në varësi të erërave, rrezja e dëmit zmadhohet duke provuar një sërë sëmundjesh kancerogjene dhe të aparatit të frymëmarrjes.
Të 2 inceneratorët që po ngrihen në fshehtësi në Elbasan dhe në Fier, janë fatkeqësisht Second Hand. Por edhe këtu, ka një “hile” jo të vogël.
Nuk është vetëm pajisja dhe cilësia e saj që është shumë e kushtueshme, por seti shumë i shtrenjtë i filtrave, është ai që rëndon më së shumti koston operacionale të këtij biznesi shumë të leverdisshëm dhe shumë fitimprurës njëkohësisht.
Në ditët në vijim, gazeta do të japë detaje të reja, mbi pronarët e këtyre 2 inceneratorëve, që kanë lidhje shumë të forta me pushtetin aktual.

Exit mobile version