Gjeneral Ahmetaj: 6 shtyllat e Projektit Basha bëjnë diferencën e përgjegjësisë shtetërore për pasojat e tërmetit

Gjeneral Piro AHMETAJ, pas emërimit në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare në PD shkruan në një postim në Facebook se, “6 shtyllat e Projektit BASHA bëjnë diferencën e përgjegjësisë shtetërore për t’u përballur me pasojat e tërmetit dhe më tej për të kaluar oligarkinë e gallataxhiut Rama&co”!!

Statisi i plotë në Facebook

Të dashur miq, koleg – bashkëatdhetarë 🇦🇱,

Ju falënderoj “emër për emër”, për disa mijra urimet, konsideratat dhe reservat që më keni përcjellë me rastin e emerimit në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare!

🇦🇱 Atdheu, Detyra, Nderi = mbeten trinomi-fisnik i ushtarakut, që më ka shoqëruar (si njëri nga Ju) në këtë udhëtim 36 vjet nën uniformë ushtarake!

Privilegj, SFIDË, ekspertizë, përkushtim, përulësi dhe përgjegjshmëri shtetërore, janë “6-shtyllat” e Vizionit & PROJEKTIT-BASHA për të shpëtuar vendin nga ky udhëkryq historik si dhe trasformuar Sistemin e Sigurisë Kombëtare 🇦🇱 !

Kjo qasje “solidaritet i pa-politizuar, pa kushtëzuar dhe pakursyer; ku angazhim serioz i Shetatit Basha në pothuaj 2 jave pas-Tërmeti: “te qytetari, me Qytetarin dhe për Qytetarin” si dhe projekti energjencës qe ka prezantuar, nuk eshte “sallat prapagandistike e mëndjeve të deformuara”, POR jep shpres, bën diferencën dhe tejkalon “çfaqet dhe “letra të rregulluara” të gallataxhiut Rama@co”, pasi platforma BASHA në qëndër vendos QYTETARIN: “sigurinë e jetës, pronēs, integritetin, prosperitetin dhe vlerat Euroatlantike të mbarëShqiptarëve”!

Gjithesesi dhe Kurrësesi, MISIONI nuk është të ndërrojmë “Ramën me Bashën” por energjence kombetare dhe sfidë e përbashkët e mbarëShqiptarëve 🇦🇱 për ta shpëtuar vendin/Qytetarin nga “kthetrat e pushtetit të deshtuar dhe institucioneve te kapura nga interesat e oligarkisë politike, ekonomike, krimit të organizuar, korrupsionit, dhe medias së keq-kapur”!

Unë jam njëri nga Ju, që i jam bashkuar kësaj sfide, sigurisht të veshtirë, por të gjithë bashk mundet dhe do ta bëjme të mundur !

Prandaj, Mesazhi im i parë nga kjo përgjegjësi dhe Sfidë që më është besuar: “PO, të gjithë bashkë, si vëllezër dhe motra të një gjaku, të një kombi🇦🇱 = DO JA DALIM, të përballemi me pasojat e Tërmetit, si dhe të tejkalojmë këtë udhëkryq të rrezikshëm për sigurinë, intergrimin në BE dhe interesat mbarëkombëtare”.

3 32

Exit mobile version