Goditje për Kombëtaren, Mavraj mungon 4 javë

Mërgim Mavraj 4 javë jashtë fushe. Postimi i Hamburgut në profilin zyrtar në Twiter është një lajm vërtet i keq jo vetëm për vetë mbrojtesin, por edhe Shqipërinë e Giani De Biasin. Mërgim Mavraj, një ndër pikat kyçe të Kombëtares dhe garancia më e madhe në qendër të mbrojtjes, humbet ndeshjen e 24 marsit me Italinë. Një telash i madh për De Biasin jo vetëm për rëndësinë që ka Mavraj, por edhe për situatën delikate që i përket repartit të mbrojtjes, ku alternativa Berat Gjimshiti është i pezulluar për ndeshjen në Palermo, ashtu si edhe portieri i parë Etrit Berisha. Në komunikatën e Hamburgut bëhet fjalë për një dëmtim tendinës në gjurin e majtë, të pësuar në ndeshjen e çerekfinaleve të Kupës me Borusia Mynchengladbach.
Interesant është fakti se Mavraj qëndroi për 90 minuta në fushë në takimin që përfundoi 1-2 për Myncehgladbach, por duke marrë në ndihmë pamjet e ndeshjes duket se Mavraj ka pësuar dëmtimin në minutën e 52 të takimit, gjatë duelit me Patrick Herrman ku shkaktoi edhe 11 metërsh. Përsëritjet e imazheve shfaqin më qartë edhe tronditjen që pëson gjuri i majtë i Mavrajt pas kontaktit. Shpirti luftarak që e ndihmoi për të qëndruar në fushë edhe pas asaj përplasjeje, tani vetë 30-vjeçarit do t’i duhet për një tjetër betejë atë të rikuperimit, ndërkohë De Biasit i duhet  të improvizojë mbrojtjen për një nga kundërshtarët më të fortë të grupit eleminator, Italinë.

Exit mobile version