Humb jetën nga Covid-19 piktori i njohur  

Është ndarë nga jeta si pasojë e Covid-19 piktori i njohur fierak Viktor Bullgari.

Lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit e bëjnë të ditur miq dhe të afërm të tij që i dedikojnë edhe mesazhe ngushëllimi familjes për këtë humbje. Viktor Bullgari ishte i intubuar prej gati dy javësh në spitalin Infektiv në Tiranë, dhe nuk ka m,undur që të fitojë dot betejën me virusin.

”Me brengosje e deshperim te thelle, shperndaj kete njoftim. VIKTOR BULLGARI PIKTORI – SHOKU – MIKU KOLEGU I SHKELQYER I CILI GJITHE JETEN E TIJ E LIDHI ME SHPIRTIN E ME NGJYRAT. YLBERIK DO TE NGELESH NE SYTE E ZEMRAT TONA I DASHUR VIKTOR !!!”, shkruan një prej miqve të Bullgarit.

viktor bullgri 635x405 1

Artikulli paraprakHumb jetën specialisti i Bujqësisë, gjendet i mbuluar me gjak në banesën e tij
Artikulli tjetërMisioni i 25 Prillit: Të rikthejmë demokracinë, shtetin, detin, naftën, minerat te qytetarët!