Një 50 vjeçar u gjet me damarë të prerë nga familjarët e tij në banesë. Ngjarja ka ndodhur në Lushnje, ndërsa viktima është Asllan Baze, 50 vjeç, banues në Lushnjë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen Gafurr Muço. I ndjeri u gjet me damarët e duarve të prera me thikë nga familjaret që kanë njoftuar policinë.
Viktima punonte si specialist në drejtorinë e Bujqësisë Lushnje.
Njoftimi i policisë
Lushnjë
Informacion paraprak
Më datë 05.11.2020, rreth orës 11:15 në Spitalin e Lushnjes ka ndërruar jetë shtetasi A. B., 52 vjeç, banues në Lushnjë, i cili dyshohet se ka prerë damarët.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.