Mançester Junajtid ngec në garën për një vend në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. “Djajtë e Kuq” nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1 në shtëpi përballë Bërnmuthit në javën e 27-të të Premier Ligës. Në “Old Traford”, skuadra e Murinjos gjeti avantazhin me golin e argjentinasit Marko Roho në të 23-ën. Përgjigja e miqve, që vinin pas katër humbjesh radhazi, erdhi me norvegjezin Xhoshua King pesë minuta para pushimit.
Junajtidi nuk përfitoi dot as nga epërsia numerike në gjithë pjesën e dytë, pasi Endrju Sërman u përjashtua me dy kartonë të verdhë në të 45-ën. Protagonist, kësaj here për keq, qe Zllatan Ibrahimoviç, i cili u ndal nga portieri mik nga pika e penalltisë në minutën e 72-të.
Edhe pse arriti të gjejë golin në minutën e 23 të pjesës së parë me argjentinasin Rojo, Manchester United nuk ka mundur të marrë pikët e plota në “Old Trafford” në ndeshjen e javës së 27 në Premier League. Miqtë e Bournemouth fituan një penallti në minutën e 40 dhe King nuk gaboi, duke barazuar rezultatin në 1-1, i cili mbeti i pandryshuar deri në fundin e këtij takimi. Suedezi i pati të gjitha mundësitë të shënonte një gol me vlerën e tre pikëve në minutën e 72, por gaboi nga pika e 11-metërshit. Me këtë barazim, United mbetet në vendin e 6 me 49 pikë.
Ibrahimoviç ishte personazhi kryesor në barazimin e Manchester United ndaj Bournemouth. Fillimisht për humbjen e një 11 metërshi që mund t’i jepte “djajve të kuq” tre pikët dhe më pas për dy episode që pak kanë lidhje me futbollin. Fillimisht Tyrone Mings i Bournemouth e ka shkelur në kokë gjigantin suedez dhe më pas ka ardhur edhe reagimi.
Zlatan ka lëshuar një goditje me bërryl ndaj kundërshtarit në shenjë hakmarrje, por gjyqtari i ndeshjes nuk ka parë asnjë dhe suedezi ja hodhi paq, të paktën në fushën e lojës. Tashmë mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë ndëshkim për Ibran nga disiplina angleze e futbollit.
Lestër Siti ka marrë fitoren e dytë radhazi që pas shkarkimit të trajnerit Klaudio Ranieri. Pasi mposhtën javën e kaluar Liverpulin në shtëpi me rezultatin 3-1, sot kanë siguruar një tjetër triumf me të njëjtin rezultat ndaj Hall Sitit. Miqtë e Hall kaluan të parët në avantazh në minutën e 14 me anë të Klukas, por Fuks barazoi shifrat në minutën e 27. Në të 59-ën Mahrez përmbysi rezultatin dhe në minutën e 90 një autogol i Hadëllston vulosi fitoren e “dhelprave”.
Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Stouk Siti mposhti në shtëpi me rezultatin 2-0 Midëllsbroun, Suonsi fitoi 3-2 ndaj Bërnlit, Sauthemptoni mori 3 pikë në transfertë ndaj Uatfordit në një ndeshje spektakolare që përfundoi 3-4 dhe Kristal Palas fitoi 0-2 ndaj Uest Bromit.