Isco drejt largimit nga Reali

Sipas mediave spanjolle, janë ditë të nxehta për të ardhmen e Iscos. Kontrata e mesfushorit me Realin e Madridit skadon në 2018 dhe me sa duket palët, futbollisti dhe klubi në këtë moment janë shumë larg njëri-tjetrit për sa i përket pretendimeve. Një situatë kjo që rrit oreksin e klubeve si Barcelona, Manchester City dhe Juventusi, që shpresojnë në një prishje përfundimtare të raportit të Iscos me Los Blancos për të përfituar.
Situata e përmbledhur është e tillë, klubi blaugrana i ka bërë një ofertë të pabesueshme talentit spanjoll, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë sportiv, për të realizuar një transferim të bujshëm, por kushti i Barcelonës është që mund t’i ofrojë kaq shumë Iscos vetëm nëse shkon në “Camp Nou” gratis në 2018, kur të jetë një lojtar i lirë. Pozicionim ky që e ka vënë Realin e Madridit në një pozitë aspak komode, pasi i duhet të zgjedhë një rinovim sipas kushteve të Iskos, i cili pretendon jo pak, ose në këtë kundërt ta shesë lojtarin, jashtë Spanjës për të evituar një kalim të tijin te rivalët e përjetshëm. Në këtë rast është Juventusi që synon të hyjë në lojë për ta blerë Iscon me një çmim okazion prej rreth 20 milionë eurosh.

Exit mobile version