Ja si i vjedh Bashkia e Tiranës qytetarët me parkingjet

Bashkia e Tiranës është kthyer në institucionin që ka ndryshuar destinacion, nga shërbëtor në institucion hajdut, tashmë e faktuar me firmë dhe vulë. Çdo ditë e më shumë, Bashkia e kryeqytetit nën drejtimin e Erion Veliajt, shkel ligjin dhe abuzon me taksat e qytetarëve. Së fundmi është kapur duke “vjedhur” përmes disa vendimeve dhe urdhrave me parkingjet në kryeqytet. Sipas dokumenteve duket qartazi “vjedhja” dhe abuzimi i hapur që i bën bashkia qytetarëve të saj. Bashkia e Tiranës ka miratuar disa tarifa në Këshillin Bashkiak, të cilat kuptohet, janë të rritura, por përtej rritjes qëndron abuzimi dhe vjedhja.
Sipas “citynews”, Bashkia e Tiranës, në të gjitha pikat e “Tirana Parking” ka vendosur një tabelë ku njofton tarifat e reja për parkingjet. Në asnjë pikë, nuk ekziston parkimi për 60 minuta, pra për një orë, por Bashkia, me një “lojë”, e cila duket të jetë “vjedhja” më e hapur dhe skandaloze, e ka çuar çdo parkim, nga 0 deri në 3 orë 200 lekë të reja. Më parë tarifa e parkimit ka qenë 0 deri në një orë, 100 lekë. Tani me tarifat e reja, në rast se qëndron një orë do të paguash 200 lekë. Kaq do të paguash edhe po të qëndrosh 3 orë, po kaq do të paguash edhe nëse qëndron 30 minuta, mbi 3 orë do të paguash 500 lekë, mbi 8 orë, 800 lekë dhe mbi 12 orë deri 24 orë 500 lekë.
Kudo në botë, parkingjet funksionojnë sipas rregullit një orar. Pra, edhe nëse qëndron 30 minuta, paguan për një orë. Pasi qëndron më shumë se një orë, çdo minutë paguhet sipas tarifës të përcaktuar për minutë ose në grup minutash. Por, në Tiranë, rri një orë, rri 30 minuta, rri 1 orë e 30 minuta do të paguash 200 lekë.
Kjo është një vjedhje skandaloze e Bashkisë së Tiranës, sepse qytetari qëndron 1 orë e 30 minuta dhe është i detyruar të paguajë për 3 orë. Pra, është i detyruar të paguajë dyfish.
Tarifat e fundit të Bashkisë së Tiranës janë një vjedhje e hapur ndaj qytetarëve sepse ata nuk tarifohen orë për orë dhe sepse nuk tarifohen, minutë pas minutë, ose në grup minutash, pas orës së parë.
Ky duket të jetë një abuzim dhe skandal që ndodh në kurriz të qytetarëve të  Tiranës, pronës së tyre publike, e cila po keqmenaxhohet dhe po përdoret si gjobë dhe vjedhje nga Bashkia e Tiranës.

Exit mobile version