“Pro apo kundër SPAK – kjo është oferta e vetme politike për shqiptarët!” – kështu shkruan në një postimin e saj kandidatja e Koalicionit Euroatlantik për qarkun Korçë, Marinela Ziu.
Ziu shprehet se SPAK po trondit nga themelet korrupsionin e politikës shqiptare.
Më poshtë postimi i plotë:
Ky është momenti i së vërtetës, ku politika e vjetër, e kalbur nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, nuk do të ketë më shpëtim. Epoka e errët po merr fund – drejtësia po vjen me forcën e saj të pamëshirshme dhe askush nuk do të jetë mbi ligjin!
SPAK është kufiri mes një së kaluare të korruptuar dhe një të ardhmeje të ndritshme. Kush ka keqpërdorur pushtetin, do të mbajë përgjegjësi. Nuk ka më kompromise, nuk ka më pandëshkueshmëri!
Pro apo kundër SPAK – kjo është oferta e vetme politike për shqiptarët!
Koalicioni Euroatlantik mbështet SPAK-un pa kushte prej ditës së parë, sepse ne besojmë fort se fundi i pandëshkueshmërisë është fundi i tranzicionit – dhe ky është momenti që shqiptarët kanë pritur kaq shumë!