Kë të besojmë Romanën apo Junker? E para: Krimi po luftohet, kreu i KE: Shqipëria po eksporton krim në BE

Dy deklarata të ndryshme kanë ardhur dje nga Bashkimi Europian. Deklarata e parë erdhi menjëherë pas operacionit për bllokimin e 615 kg kokainë nga Përfaqësuesja e BE në Tiranë, Vlahutin, e cila me tone superlative ndaj pushtetit deklaroi: “Ju lumtë dhe vazhdoni kështu me luftën kundër krimit të organizuar”. Qëndrimet e Vlahutin kanë pasur këtë konstante deklaratash edhe në vitin 2016 dhe në vitin 2017 kur droga e mbjellë në Shqipëri arriti të habisë të gjithë botën, por jo zyrën e Romanës në Tiranë.
“BE përgëzon doganën dhe policinë për operacionin e suksesshëm në kapjen e 614 kg kokainë në portin e Durrësit. Ju lumtë dhe vazhdoni kështu me luftën kundër krimit të organizuar. Krimi i organizuar nuk mund të fitojë mbi forcën e ligjit. Shteti shqiptar duhet të jetë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar, të cilat përpiqen të zgjerojnë trafikun e drogës”, tha Vlahutin dje.
Po dje një tjetër qëndrim i fortë ka ardhur nga Kryetari i Komisionit Europian. Ndryshe nga Përfaqësuesja e tij në Tiranë, Junker thotë se Shqipëria po eksporton krim të organizuar në BE”. Kjo është deklarata më e fortë që është bërë ndaj qeverisë së Ramës, por ajo shpreh edhe ndarjen e thellë në qëndrime mes Brukselit zyrtar dhe përfaqësueses në ikje të Brukselit në Tiranë.

Çfarë deklaroi Junker
‘Gjatё tё gjitha stacioneve tё turit nё Ballkan, unё nuk premtova data anëtarёsimi dhe as nuk do ta bёj kёtё nё ditёt e ardhshme, madje as pёr vendet qё ndёrkohё janё duke negociuar pёr anëtarёsimin. E gjitha varet nga substanca dhe jo nga pёrfytyrimet kalendarike. Mua mё interesojnё afatet, por jo qё prej tyre tё harrohet thelbёsorja. Kёtё e kuptuan nё Maqedoni, ndёrsa nё Shqipёri disi mё pak, sepse Shqipёria ende nuk i ka nisur negociatat. Lidhur me kёtё, ne do tё japim rekomandimet tona nё prill. Por unё nuk mund ta parashikoj nga kёndvёshtrimi i sotёm se si do tё jenё kёto rekomandime, sepse duhen bёrё pёrparime thelbёsore. Ne do tё na duhet tё verifikojmё qё tani deri nё prill, nёse do tё ketё pёrparime tё mjaftueshme substanciale’.
Sa u pёrket kushteve tё anëtarёsimit, Juncker nёnvizon problemin e konflikteve tё pazgjidhura kufitare nё disa vende tё Ballkanit Perёndimor:

‘Ndёr kёto kushte bёn pjesё edhe zgjidhja e tё gjitha konflikteve kufitare nё shtetet e Ballkanit Perёndimor. Ne nuk mund t’i importojmё brenda BE-sё konfliktet kufitare. Ne duam tё sjellim stabilitet nё kёtё hapёsirё, por nuk duam qё kjo tё na shpёrblehet me destabilizim’.
Juncker foli në intervistën e tij edhe pёr emigracionin nga Ballkani Perёndimor drejt vendeve tё BE-sё duke theksuar: ‘Unё e di qё shumё kёtu po e humbasin durimin, kryesisht tё rinjtё po e humbasin durimin kёtu. Ka shumё shqiptarё, shumё maqedonas, shumё serbё qё shkojnё drejt pjesёs tjetёr tё Europёs, sepse kёtu nuk shohin mё perspektivё. Ky emigracion i inteligjencёs rajonale nuk ёshtё as nё interesin e vendeve dhe as nё interesin e BE-sё. Ballkani ka nevojё pёr njё perspektivё tё sigurtё europiane. Por e theksoj, se sё pari duhet substanca e pastaj kalendari’.

Exit mobile version