Kundërshtojnë punimet e ujësjellësit! Përplasje mes policisë dhe banorëve në Tragjasit: Duan ta çojnë ujin në Palasë!

Mëngjesi i sotëm ka nisur me përplasje mes banorëve të fshatit Tragjas dhe forcave të policisë, pasi ata kundërshtojnë punimet e ujësjellësit.

 

Mësohet se ditën e sotme IKMT e shoqëruar nga policia dhe FNSH shkoi në Tragjas dhe rrethoi zonën, në mënyrë që IKMT do të kryente shembjen e banesave për ndërtimin e ujësjellësit.

Por banorët prej kohësh kanë kundërshtuar projektin dhe kanë kërkuar konsultim edhe me bashkinë.

Ata pretendojnë se nuk janë informuar aspak lidhur me projektin.

Projekti ka shkaktuar shqetësim dhe kundërshtim nga banorët, pasi ai merr burimin e ujit që përdor fshati.

Banorët  kundërshtojnë projektin, pasi sipas tyre uji duhet të mbetet në shërbim të komunitetit.

“Dua të na marrin ujin e ta çojnë në Palasë “, thonë banorët.

Përplasja e banorëve me policinë vijon.

Exit mobile version