“Lavdrimi, shembulli si një i ri kufizoi ëndrrën për universitet për të ndihmuar familjen”, Basha: Misioni i shenjtë i Koalicionit Euroatlantik është që rinia të marrë në dorë fatin e saj dhe të Shqipërisë

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë në Tiranë, theksoi angazhimin e koalicionit për mbështetje të fortë për të rinjtë dhe arsimin, duke e konsideruar këtë si një nga prioritetet kryesore të programit. Ai e ilustroi këtë angazhim me historinë e një prej të rinjve prezent në takim, një djalë 23-vjeçar që ka dëshirë për shkuar në universitet, por gjendja ekonomike e familjes dhe mungesa totale e politikave mbështetëse nga qeveria ia ka pamundësuar ëndrrën e tij.

Basha theksoi se me programin e Koalicionit Euroatlantik do të mbështetet çdo i ri dhe çdo të re, duke u ofruar mundësi studimi dhe zhvillimi, pavarësisht mundësisë ekonomike të familjeve të tyre. Ai nënvizoi se është e shenjtë për këtë koalicion që t’i realizojë ëndrrat e rinisë shqiptare dhe t’u mundësojë atyre një të ardhme më të mirë.

“Le të qëndrojmë të bashkuar, dorë për dorë, më 11 maj dhe pas 11 majit, sepse misioni më i shenjtë për mua është që të rinjtë, si Lavdrimi dhe shokët e tij, të marrin në dorë fatin e Shqipërisë,” u shpreh Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kjo është dora e Lavdrim Jupës dhe e qindra të rinjve si ai. Dora e një njeriu që ka që 10 vjite që punon, 23 vjeç sot. Dhe dëshira e tij është të studiojë ekonomi, gjë që nuk ia mundëson as gjendja ekonomike e familjes dhe mungesa totale e politikave mbështetëse nga kjo qeveri e korruptuar. Siç ia mbaj dorën sot kështu, kështu do t’ia mbajmë dorën çdo të riu dhe çdo të reje me programin tonë për arsimin, universitet pavarësisht prej pamundësive, të familjeve të tyre që t’i bëjmë realitet ëndrrat e tyre. Nuk ka gjë më të shenjtë për ne se kjo, nuk ka gjë më të shenjtë për Koalicionin Euroatlantik se kjo. Le të qëndrojmë kështu të bashkuar dorë më dorë më 11 maj dhepas 11 majit. Sepse për ne dhe për mu personalisht nuk ka mision mëtë shenjtë në jetën time sesa që këto duar të Lavdrimit e të shokëve të tyre së shpejti të marrin në dorë fatin e Shqipërisë.

Exit mobile version