Lulzim Basha, politikan i parimeve dhe jo i pazareve

Qamil GJYREZI

Lulzim Basha, politikan i parimeve dhe jo i pazareve Nga Qamil Gjyrezi 1.Lulzim Basha dhe politika logjike. Lideri i P.D-së Lulzim Basha përfaqëson “rrymën politike logjike” që është një formë politike moderne, në favor të njerëzve dhe zhvillimeve politike në vend!

Logjika është disiplinë filozofike e cila merret me studimin e formave dhe të parimeve të të menduarit të drejtë dhe të vërtetë. Përkufizimi i parimeve është: “Një e vërtetë ose propozim themelor që shërben si bazë për një sistem besimi ose sjelljeje ose për një zinxhir arsyetimi”.

Që në fillimet e tija politike Lulzim Basha përdori format e parimeve të menduarit e drejtë dhe të vërtetë. Basha është modeli i real-piltikës së re në Shqipëri. Lulzim Basha është totalisht kundër pazareve politike. Pazari është vendi ku shitet e blihen, mallra dhe pazari nuk shumë ka parime, të vërtetë dhe drejtësi.

Edhe në politikë pazaret i kanë bërë vetëm dëme politikës në Shqipëri. Prandaj Lulzim Basha është kundër pazareve politike në kurriz të demokracisë, njerëzve dhe shtetit të së drejtës, mbasi përfaqëson një model të ri politikani. Kryeminsitri aktual i dështuar Edi Rama është mjeshtër i pazareve politike lokale dhe kombëtare, biles edhe ndërkombëtare.

Edi Rama bën pazare me të gjithë, me ndërkombëtarët, me të inkriminuarit dhe mafiozët vetëm për të arritur qëllimet e tija dhe për të ruajtuar karrigen e fituar me paratë e drogës. Edi Rama nga ana e jashtme dhë të menduarit politik duket një person që i thërret arësyes, por në thelbin e tij është modeli më i keq i pazareve në Shqipëri në këto 28 vite.

2.Qeveri teknike, zgjedhje të parakohshme, arresimi i politikanëve. Lideri Lulzim Basha, që pas “grushtit” që votuesit i dhanë Edi Ramës, në qershorë 2019, po prezanton politikën logjike, programin e daljes nga kriza që ka mbytur të gjithë Shqipërinë!

Duke përdoruar parimet në politikë, Basha vazhdon me këmbëngulje të prezantojë parimet politike, programin, larg pazareve që kërkon kryeministri i dështuar Edi Rama! Në takimin me strukturat e P.D.-së në Cërrik, Lulzim Basha i’u drejtua parimeve dhe arësyes dhe është kundër pazareve me “politikanin pazarexhi” Edi Rama, mbasi ka kontratë me shqiptarët! Basha deklaroi në Cërrik se, kriza politike duhet të zgjidhet vetëm përmes parimeve dhe jo pazareve politike!

“Mbyllja e krizës aktuale do të bëhet vetëm kur jenë të arrestuar politikanët e përfshirë në vjedhjen e votave dhe të shkojnë para drejtësisë si në Europë”. Aferat e rrugës Milot-Balldren, Orikum-Vlorë, tenderat e policisë, kasat fiskale, janë aferat e fundit të një qeverie që kërkon t’i rrjepi të gjithë dhe është drejt largimit! Basha deklaroi se, në B.E. ku duam të bëjmë pjesë, cdokush që kapet me krime shkon para drejtësisë.

Prandaj Edi Rama flet për integrimin në B.E. dhe në thelb është kundër këtij integrimi. 3.Gjermania partner shumë i besueshëm i P.D.-së Që në fillim të drejtimit të P.D.-së Lulzim Basha krijoi marëdhënje shumë të mira bashkëpunimi me C.D.U.-në gjermane. C.D.U. e zonjës Angela Merkel ka zhvilluar disa aktivitete konkrete për zhvillimet politike në P.D.!

Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe këshilltari ekonomik i C.D.U.-së Martin Henze, po i bëjnë një analizë reale zhvillimeve politike dhe ekonomike në vend! Kritikat politike të Zotit Henze janë me shumë vend dhe kanë një ndikim të madh për zhvillimet aktuale në Shqipëri! Gjermania është një vend shumë i bësueshëm jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë B.E.-në.

Që në fillimet e tija politike si lider i P.D.-së, Lulzim Basha ka patur marëdhënie të shkëlqyera me politikën gjermane e dhe vecanërisht me C.D.U.-në e zonjës Merkel 4.SH.B.A. uragani i demokracisë dhe lirisë. Lexova një shkrim që e krahason zotin Palmer me uraganin. Zoti Palmer përfaqëson SH.B.A-të që janë uragani demokracisë dhe i shtetit ligjor në të gjithë botën e qytetëruar! Zoti Palmer deklaron: “Jemi të angazhuar për të goditur korrupsionin në Shqipëri.

Do të ketë bllokime vizash kur kemi prova bindëse”. Shembulli I shpalljes person non-grata në SH.B.A. i Vangjush Dakos, një prej njerëzve më të afërt dhe më të përdorur të Edi Ramës, tregon haptas raportet që politika amerikane ka me qeverinë e Rilindjes!. “Për ‘meraklinjtë’ e politikës,

Perëndimi i kishte dhënë shenjat, që e kishte braktisur kryeministrin më të korruptuar të historisë së Shqipërisë, Edi Ramën. Shenja e parë ishte emërimi i ambasadores amerikane në Shqipëri në kulmin e krizës pikërisht një ditë para maskaradës zgjedhor të 30 Qershorit”. (Red Varaku 2019). Post-scriptum 5.Lulzim Basha nuk “lëshon pe kollaj”, për parime. Lulzim Basha nuk lëshon pe kollaj për fatet e demokracisë dhe të shqiptarëve!

Këtë Basha e ka treguar në të gjithë aktivitetin politik në qeverisjen e vendit dhe në opozitë. Lulzim Basha ka bërë marrëveshje edhe me kundërshtarin politik, vetëm me parime dhe arësye dhe në favor të njerëzve dhe zhvillimeve politike në rajon dhe në vend! Lulzim Basha është një negociator logjik dhe i arësyeshëm, mbasi ka bërë kontratë me shqiptarët dhe jo me politikën e kalbur të pazareve, të kryesuar nga Edi Rama, prandaj nuk “lëshon pe kollaj”!

Exit mobile version