Persona të maskuar dhe të armatosur ushtruan terror dhe grabitën paratë në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mengjesit të sotëm. Banka është një degë e nivelit të dytë që ndodhet në autostraden Tiranë Durrës. Mendohet se grabitësit kanë kërcënuar rojen dhe kanë hyrë në objekt. Burimet thonë se ata kanë qene tre përsona.
Përsonat kanë dhunuar përsonin që ruante banken. Mendohet se kanë marrë një shumë parash por edhe kasaforten e kësaj banke që ndodhet në autostraden Tiranë Durrës.
Në polici janë thirrur rojet e objetit për të dhënë shpjegime. Sipas burimve shuma e grabitur ka qenë e konsiderueshme. Grabitësit kanë qenë të maskuar dhe të armatosur dhe kështu kanë bërë grabitjen e radhë me dhunë dhe armë.
Njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen
Me datë 02.08.2018, rreth orës 03:50, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, pranë urës së “Limuthit”, persona të paidentifikuar kanë hapur me forcë deren e një filiali banke dhe kanë tentuar të vjedhin kasaforten.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorëve.