Meta rrëfen “lidhjet” me Balilin: Edhe djali im të ishte…

Në emisionin “Të paekspozuarit”në News 24, Presidenti Ilir Meta ka dhënë një përgjigje për lidhjet e tij me Kelmend Balilin që u dorëzua para pak ditësh.
“E para ajo që dua tju them është se e përshëndes faktin që më në fund Balili një person i akuzuar për trafiqe serioze do të përballet me drejtësinë. Pavarësisht nga dobësia e autoriteteve tona është ky presion i gjithanshëm që e detyroi këtë person të përballej me drejtësinë.
Në kohën që kam drejtuar LSI-në Rigels Balili që sot drejton Bashkinë e Delvinës, i verifikuar dhe nga ambasadat që u përfshinë në proces vetingu dhe që ishte një nga drejtuesit kryesorë të LSI-së në atë zonë ka dalë se është një person i besueshëm dhe me të dhëna të verifikuara.
Balilët janë fis shumë i madh dhe kështu unë nuk e di çfarë lidhje mund të thurin me LSI-në. Sa u takon akuzave dhe a e kam takuar? Nuk e di a ja kam dhënë dorën kur ishte inaugurimi i “Santa Quqaranta” sepse kanë qenë 2 mijë të ftuar.
Edhe kur kam qenë kryetar i Kuvendit, unë nuk kam pasur asnjë sinjal nga shërbimet sekrete apo policia që të mos takohesha me këtë person. Në momentin që u publikua emri i tij unë kam kërkuar që ia të arrestohet.
Nuk ka asnjë hije në këtë histori. Madje pak kohë më parë u kam thënë edhe partnerëve tanë më të rëndësishëm që në rast se nuk besonin që autoritetet tona kishin dëshirë ta arrestonin unë isha i gatshëm të bëja marrëveshje me këtë person për tu dorëzuar sepse ma jep ligji këtë të drejtë. Të gjitha këto të tjerat janë përralla dhe një histori e neveritshme që të më lidhin me këtë histori. Kjo histori duhet të ishte zgjidhur prej kohësh dhe ndryshe”, tha Meta.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’, ka komentuar arrestimin e Kelment Balilit si dhe akuzat e lidhjes së tij me LSI.
Meta tha se ai nuk ka patur asnjëherë takim personal me Kelment Blilin dhe se ky person nuk ka qenë eksponent i LSI ku vetë meta ishte në krye të kësaj force politike.
‘Ajo që dua tu them është se e përshëndes faktin që më në fund Klement Balili do të përballet me drejtësinë. Së dyti dua të vlerësoj faktin se pavarësisht dobësive nga ana e institucioneve tona ligjzbatuese, padyshim është ky presion që detyroi zotërinë të përballet me drejtësisë. Sa i përket kij raporti kam dëgjuar shpesh budallallëqe. Në kohën që unë kam drejtuar LSI-në, Rigels Balili i cili drejton bashkinë e Delvinës, i verifikuar , ishte një person tërësisht i besueshëm për këtë funksion. Rigelsi është nipi i Kelmentit, pasi Balilët janë fis i madh. Unë nuk e kuptoj se çfarë lidhjeje apo mbështetje politike mund të ketë patur ky. Sa i përket raportit tim me të unë nuk kam asnjë lidhje. Nuk mund të them që se kam takuar ndonjëherë, por që nuk ka patur asnjë takim të veçantë me të. Asnjëherë askush nuk më ka thënë shiko mos u tako me këtë zotëri. Në momentin që ky person ëhstë akuzuar, unë kam qenë i pari që kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për tu vënë në lëvizje për arrestimin e tij. Nuk ka pse të ketë asnjë hije, sepse unë pak kohë më parë u kam thënë miqve tanë europianë, që nëse ju nuk besoni që agjencitë tona nuk kanë vullnetin për ta ndaluar këtë person, jam gati të bëjmë marrëveshje për të sjellë grupe speciale pajisje për të arrestuar këtë person, në mënyrë që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë proces. Të gjithë jemi të bindur se kjo çështje duhet të ishte zgjidhur prej kohësh. Shqiptarët duhet të dinë se presidenti kërkon luftë pakompromis kundër trafikimit, kundër drogës, kundër korrupsionit kushdo qoftë, madje dhe djali i presidentit të Republikës’, deklaroi Meta.

Exit mobile version