Mirela Karabina: Pse jam në Koalicionin Euroatlantik? – Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe ndershmërinë

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional për vendimin e saj për të garuar me këtë forcë politike, duke argumentuar se vetëm përmes vlerave dhe përballjes me të vërtetën mund të rikthehet shpresa në Shqipëri.

Në një deklaratë të gjatë, Karabina ndau eksperiencën e saj personale dhe zhgënjimet e së kaluarës me Partinë Demokratike, por theksoi se besimi i saj nuk është shuar, por është zhvendosur te Koalicioni Euroatlantik.

“Jam këtu sepse besoj te vlerat, jo më me ‘sikur’ dhe të pavërtetat. PD lindi si parti e njerëzve të lirë, por u deformua qysh në fillim me ligjin famëkeq 7501 dhe filozofinë ‘bashkëvuajtës e bashkëfajtorë’. Me naivitet besuam, por tani jo më.”

E prekur thellë nga fenomeni i largimit masiv të të rinjve, përfshirë fëmijët e saj, Karabina theksoi:

“Në vitin 1996 më iku vëllai jashtë vendit, sot më ikin fëmijët e mi. 35 vite janë shumë. Nuk ka më kohë për të humbur, sepse Shqipëria po boshatiset dhe ne nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur.”

Ajo denoncoi skemën e listave të mbyllura dhe tha se qytetarët shpesh mashtrohen nga partitë që kërkojnë vota për kandidatë të pasinqertë:

“Kur i them që unë sot dal e kërkoj besimin e qytetarëve dhe votat tuaja do kalojnë për LSI-në sepse është numri 2 në listë, më thonë ‘na ke kapur mat këtu’. Ndaj jam këtu – për përballjen me të vërtetën.”

Në përmbyllje të deklaratës, Mirela Karabina u bëri thirrje qytetarëve:

“Beso te Shqipëria. Beso te Koalicioni Euroatlantik. Voto për të ardhmen!”

Postimi i plotë:

Takoj çdo ditë shumë njerëz, të njohur, fare e fis, krushqi, miq e shokë.

Disa më pyesin pse jam te Koalicioni Euroatlantik, ka dhe nga Foltorja që më thonë pse nuk jam me ta.

Jam këtu sepse besoj te vlerat, jo më me sikur dhe të pavërtetat.

PD lindi si parti e njerëzve të lirë dhe në respekt të individit.

E nisi gabim, me qëllim fatkeqësisht, ligji i zi 7501 që na mori pronën për herë të dytë dhe filozofia “bashkëvuajtës e bashkëfajtorë”.

Që të dyja e zhbënë menjëherë partinë që lindi si demokratike.

Me naivitet besuam, e mbështetëm, por tani jo më.

Jeta ime shkoi duke besuar dhe pritur për një Shqipëri si Europa.

Në vitin 1996 më iku vëllai jashtë vendit, qante im Atë te cepi pallatit, asokohe mendova që nuk do ta kisha të njëjtin fat.

Sot po më largohen fëmijët e mi sepse nuk ka shpresë për rininë ketu.

35 janë shumë…

Më dëgjojnë miq apo qytetarë, më japin të drejtë, lëkunden.

Dhe kur i them që unë sot dal dhe takoj qytetarët, i shoh në sy dhe i kërkoj besim përfaqësimi dhe ju mblidhni votat për kandiatin tuaj, por ato do kalojnë në fillim për LSI se është numri 2 në listë të mbyllur, na ke kapur mat këtu, më thonë.

E pra, ndaj jam këtu se besoj te vlerat, te përballja me të vërtetën, te ndershmëria dhe qëndrueshmëria.

Ne nuk jemi të varfër, ne jemi të vjedhur nga politikanët që menduan për vete kundra interesave të vendit.

Unë punoj që fëmijët e mi dhe të rinjtë ta kenë Shqipërinë të parën dhe altrenativë për të shkuar për përvojë, trajnim apo dhe punësim jashtë vendit, por jo të kenë mundësinë e vetme largimin nga vendi.

Emigrimi është plagë, dhe kjo është e vërtetë e dhimbshme që ne nuk po na ndahet.

Këtë qasje timen e ndaj me qytetarët që i kërkoj besimin.

Beso te Shqipëria.

Beso te Koalicioni Euroatlantik.

#voto4

#KoalicioniEuroatlantik

#mirelakarabina

#elbasanimeritonmëshumë

#ShqipëriaMeritonMëShumë

Exit mobile version