Muller: Kam menduar ta lë Bayernin për Manchester United

Thomas Muller ka zbuluar se kishte menduar të largohej nga Bayern Munich kur Manchester United bëri ofertë për të. “Djajtë e Kuq” vitet e fundit e kanë kërkuar yllin gjerman dhe zv.presidenti ekzekutiv i Bayern, Jan-Christian Dreesen, konfirmoi në fillim të këtij viti se një ofertë prej 100 milionë euro ishte bërë nga Manchester United.
“Në një moment, para dy vjetëve, pata menduar për këtë. Por, klubi menjëherë më përkrahu dhe më tha se unë e kam vendin këtu. E kur Bayern më tha se kishte nevojë për mua dhe se isha lojtar i rëndësishëm, nuk mendova shumë më për atë (kalimin në United)”, ka zbuluar Muller.
Por, sezonin e kaluar, 27-vjeçari është kritikuar për performanca të dobëta në sezonin e parë të Carlo Ancelottit në krye të Bayern, duke shënuar vetëm 9 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat.
Kohëve të fundit është spekuluar se ai mund të largohet, por Muller nuk pret të largohet nga Bayern tani për tani.

Exit mobile version