“Mund të ndodhë të martën”/ Paralajmërimi i Karamuços: Një person shumë i rëndësishëm do arrestohet këtë javë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmëruar ditën e sotme se gjatë kësaj javë mund të kemi një arrestim të rëndësishëm.

Në një intervistë televizive, Karamuço deklaroi se ditën e martë pritet të ndodhë arrestim i një personaliteti të njohur për shqiptarët, ndërsa shtoi se tashmë “topi” është në dorën e gjyqtarit, pasi i është çuar kërkesa nga SPAK.

Arrestime të mëdha gjithmonë ndodhin në fundjavë. Do të shohim shumë politikanë që do hyjnë e dalin në politikë, por edhe arrestime do të ketë. Pritet për një arrestim të martën. E marta është limiti 5 ditor. Të gjithë kanë lënë pushimet dhe janë në pritje. Gjithsesi është në dorë të gjyqtarit. O ka arrestim të martën, o nuk ka. Unë kam besim te SPAK. Arian Curri thotë ‘duhet të jetë fundjavë, nuk duhet të ketë lajm tjetër, e trata është që i madhi të jetë jashtë’, këto duhet të ndodhin në mënyrë që ngjarja të marrë vëmendja.”-, u shpreh Karamuço.

Exit mobile version