U nda nga jeta doktoreshë Rushen Golemi, ish-deputete e Partisë Demokratike e zgjedhur në vitin 1992. Në një postim në Facebook, deputeti demokrat Tritan Shehu ka dhënë lajmin dhe shkruan se ky është një lajm shumë i hidhur. “Dr. Rusheni, një mjeke e rrallë, e pa përsëritshme ndoshta, por dhe një zemër e madhe që rrahu për Demokraci e Perëndim. Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atëhere kur duhej përmbysja e të lindte liria”, shkruan ndër të tjera deputeti Shehu.
Postim i plotë
Sot u nda nga jeta Dr. Rushen Golemi.
Një lajm shumë i hidhur ky për familjen e saj, për të gjithë ne, që patëm fatin e privilegjin të punojmë me atë në sallen e operacionit, ambjentet spitalore, ditën dhe natën, në Tiranë e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevojë për ndihmën e kirurges së shquar, humane e të pa epur.
Dr. Rusheni, një mjeke e rrallë, e pa përsëritshme ndoshta, por dhe një zemër e madhe që rrahu për Demokraci e Perëndim.
Deputete e PD e zgjedhur me 1992, atëherë kur duhej përmbysja e të lindte liria.
Jeta e saj si mjeke, kirurge, pedagoge, deputete, pa harruar kurrë dhe familjen, janë modeli më i mirë për këdo që aspiron të bëjë diçka të vlefshme në jetë.
I pa harruar do të jetë kujtimi i saj.