Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka dekoruar ambasadorin grek në Shqipëri Leonidas Rokanas me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, si një vlerësim i veprimtarisë diplomatike dhe kontributit të dhënë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore mes dy popujve por edhe për kontributin e dhënë në proçesin e integrimit të Shqipërisë.
Në ceremoninë e organizuar në presidencë morën pjesë ambasadorë të akredituar në Shqipëri midis të cilëve ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin , Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, si dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve presidenti Bujar Nishani vlerësoi punën e diplomatit Helen në vendin tonë përgjatë këtyre katër viteve.Ambasadori Rokanas u dekorua në përfundim të misionit të tij në Shqipëri