Një autobot me karburant ka shpërthyer në autostradën Tiranë – Durrës
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur teksa po furnizohej në pikë karburanti, ndërsa është shkaktuar radhë e gjatë automjetesh në autostradë.
Si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të lënduar dy persona, punonjës të karburantit.
Autoboti është larguar nga pika e karburantit, ndërsa zjarri është shuar nga shërbimet zjarrfikëse që kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant.
Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.
Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.
Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.