“Nuk të jep më njeri votë ty, ndaj mos u lodh kot”! Qytetari tërbon Ramën

Edhe pse për pak ditë bëhet 1 vit nga tërmeti i madh i vitit të shkuar, mijëra qytetarë dhe familje ende nuk janë futur në shtëpitë e premtuara me të madhe nga kryeministri Rama.

Duke e ditur se në këtë 1 vjetor do të duhet që të japë llogari dhe se zgjedhjet po afrojnë , kohët e fundit ai po bën shëtitje gati të përditshme nëpër `kantiere ndërtimi` me kamera nga prapa.

Në funksion të kësaj propaganda, së fundmi ka postuar në ERTV e tij një nga ‘inspektimet’ në Laç. Por një nga komentuesit, ja ka prerë vrullin dhe entuziazmin kur i ka shkruar:

Nuk të jep më njeri votë ty, ndaj mos u lodh kot!

Pas kësaj Rama ka replikuar duke thënë se votat i ka në dorë populli, por pa e sqaruar replikuesin se çfarë është, nëse nuk është edhe ai popull.

‘Unë nuk lodhem kot, po punoj ditë natë për të ndryshuar e ndihmuar sa të mundem, kurse votat fatmirësisht i ka në dorë populli, kështu që edhe pak dhe do shohim të gjithë çfarë mendon ai’, shkruan Rama.

Artikulli paraprakVokshi: Shëndetësia falas! Mashtrimi më i madh i Ramës që shkakton çdo ditë vuajtje falas për qytetarët!
Artikulli tjetërNjë tjetër pandemi e re po vjen nga Danimarka, rrezik për njerëzimin…