Vokshi: Shëndetësia falas! Mashtrimi më i madh i Ramës që shkakton çdo ditë vuajtje falas për qytetarët!

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka denoncuar edhe njëherë nëpërmjet pamjeve filmike, propagandën e shëndetësisë falas të reklamuar nga Rama, ndërkohë që njerëzit po vdesin në dyert e spitaleve pa marrë ndihmën e parë shëndetësore.

‘Mbi 400 mln Euro të taksave të shqiptarëve ka dhëne Edi Rama për koncesionet dhe PPP korruptive, abuzive në shëndetësi. Koncesione që shkatërruan çdo hallkë të sistemit shëndetësor e rrënuan më shumë spitalet.

Pacientë e familjarë enden përvuajtshëm çdo ditë me pamundësinë për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor..

Mjekë e infermierë të braktisur, të keqvlerësuar, keqtrajtuar…

Nuk ka sot familje shqiptare që nuk e ka provuar në kurriz koston e lartë, edhe me jetë humane, të mashtrimit më të madh të Edi Ramës, atë të #ShëndetësiseFalas.’

https://www.facebook.com/559294428/videos/10158943814564429

Artikulli paraprakBasha tek familjet e dëmtuara nga tërmeti në Ishëm: Kjo do të marrë fund me 25 prill, lekët do i shkojnë shqiptarëve jo inceneratorëve…
Artikulli tjetër“Nuk të jep më njeri votë ty, ndaj mos u lodh kot”! Qytetari tërbon Ramën