24.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Gazetari: “Dashnorët” e Kushtetutës e përdorin ligjin themeltar të shtetit si letër higjienike

Pas padisë së deputetëve të Rithemelimit në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për t’i hapur rrugë masës së arrestit me burg për Sali Berishën, ka reaguar në një postim në rrjetin social facebook gazetari Namir Lapardhaja.

Lapardhaja shprehet se Berisha dhe të tijët bëjnë akrobaci dhe kërkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit i ka gjetur të papërgatitur.

“Dashnorët” e Kushtetutës, – shkruan ai, – e përdorin ligjin themeltar të shtetit si letër higjienike”.

“Nuk e çuan në Kushtetuese kur duhej çuar vendimi i parë i SPAK-ut (meqenëse aty kishte edhe ndonjë dritëhije ambiguiteti), por çojnë këtë që pikërisht nuk ka asnjë dilemë/diskutim që masa e SPAK-ut dhe kërkesa ndaj Kuvendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën. 

“Revolucioni” kërkon kohë se mendon që me kalimin e saj kjo që po ndodh do t’i shndërrohet në ëndërr dhe do zgjohen nga gjumi.” – e përfundon postimin e tij Lapardhaja.

 

Më poshtë shkrimi i plotë i gazetarit Namir Lapardhaja:

Në fillim thanë që s’e njohim vendimin e SPAK-ut dhe Gjykatës se është antikushtetues (d.m.th., nuk i kishin marrë leje Kuvendit për heqjen e mandatit).

Pastaj, kur SPAK-u i çoi kërkesë Kuvendit, duke qenë se u kapën gafil, thanë që ne për këtë po luftonim, ndaj do t’i bindemi si zbatim i Kushtetutës.

Kur u doli dehja nga tronditja e parë, thanë që ne do ta votojmë, por, përpara se ta votojmë, do t’i vëmë disa kushte qeverisë (se ç’punë ka qeveria me këtë punë ec e merre vesh!!).

Pasi u “kthjelltësuan” edhe pak, thanë të bëjmë protesta para Parlamentit.

Kur në protestë s’i vajti kush, paskan çuar kërkesë në Gjykatë Kushtetuese për pezullim të vendimit të SPAK-ut.

Me një fjalë, “dashnorët” e Kushtetutës e përdorin ligjin themeltar të shtetit si letër higjienike.

Nuk e çuan në Kushtetuese kur duhej çuar vendimi i parë i SPAK-ut (meqenëse aty kishte edhe ndonjë dritëhije ambiguiteti), por çojnë këtë që pikërisht nuk ka asnjë dilemë/diskutim që masa e SPAK-ut dhe kërkesa ndaj Kuvendit është në përputhje të plotë me Kushtetutën.

“Revolucioni” kërkon kohë se mendon që me kalimin e saj kjo që po ndodh do t’i shndërrohet në ëndërr dhe do zgjohen nga gjumi.

“Opozita qesharake, po kërkon të prodhojë tym pa zjarr”, Mërtiri: Mosbindja civile, pa kuptim

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar në një lidhje me Skype për “News Line” se opozita po bëhet qesharake dhe nuk ka fuqi të bind njerëzit. Ai ka theksuar se me kaosin e krijuar në parlament, opozita po kërkon të prodhojë tym pa zjarr.

“Njerëzit çdo të enjte siç shohin javën sportive të futbollit shohin wrestling në kuvend. Opozita po bëhen qesharake, duke treguar se është një opozitë e dobët dhe nuk ka fuqi të bind njerëzit. Po kërkon të prodhojë tym pa zjarr. Është një show pa lidhje që nuk i shërben opozitës, por i vetmi që i shërben ëshët Edi Rama”.

Sakaq, Mërtiri ka thënë se mosbindja civile e opozitës është pa kuptim, pasi në asnjë vend të botës nuk realizohet nga deputetët, por nga njerëzit e thjeshtë.

Sipas analistit, Sali Berisha po kërkon që nëpërmjet imunitetit politik të mbrohet nga SPAK dhe të thotë që ndihet i kërcënuar nga Rama.

“Nuk ka mundësi të bind njërëzit dhe ta mbrojë të drejtën e saj. Unë nuk di ndonjë vend të botës të ketë mosbindje civile në parlament nga deputetët. Është absurde. Parlameti është institucioni ku opozita ka të drejtën e saj të fjalës dhe i kërkon llogari kryeministrit.

Këto komisionet nuk është hera e parë që i mohohen opozitës. Kjo e gjitha më bën të mendoj që opozitës nuk i duhet fare këto komisione. Berisha kërkon që nëpërmjet imunitetit politik të mbrohet nga SPAK dhe po kërkon të thotë që jam i kërcënuar nga Rama”.

“Mbështesim vendimin e SPAK për Berishën”, zëdhënësja e PD: Bllokimi i seancave në Kuvend, për interesa të ngushta

Partia Demokratike do të mbështesë vendimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për Salin Berishën, ku kërkohet arrestimi i tij.

Në një intervistë për ABC News, zëdhënësja e kësaj force politike, Mirela Karabina deklaroi se qëndrimi është i qartë; kur drejtësia flet, politika duhet të heshtë.

Sipas Karabinës, bllokimi i seancave parlamentare në Kuvend nga deputetë të grupit të Berishës, bëhet për interesa të ngushta.

“Partia Demokratike, gjatë gjithë kësaj periudhe, madje që kur SPAK ka filluar aksionin për vënien para drejtësisë së politikanëve të lartë, mbështet pa asnjë rezervë vendimet e SPAK, ndaj kujtdo. Qëndrimi është i qartë, nuk mund të kemi qëndrime të dyfishta. Kur drejtësia flet, politika duhet të heshtë. Po kalojmë një mooment, kur pas kaq vitesh, drejtësia është e shkëputur nga politika. Kemi të bëjmë me një strukurë që është ngritur me ndihmën e SHBA. Nëse do të kishte seancë plenare, sigurisht që Partia Demokratike do të kishte qenë pjesë, por ka disa javë që parlamenti është shndërruar në një skenë, që është e trishtë. Disa grupime deputetësh, për interesa të ngushta kanë bllokuar seancat parlamentare. Ka kaluar një buxhet, një shifër jashtëzakonisht e lartë, 7 miliardë euro dhe qytetarët nuk dëgjuan llogaridhënie. Ky minim i seancave parlamentare ka qenë dhuratë që i është bërë kryeministrit.

Nuk është akt politik të djegësh karriget e parlametit, ata minuan seancën e buxhetit për interesa të ngushta. Bllokimi i seancave dhe lejimi i qeverisë që të kalojë buxhetin pa llogaridhënie, është minim dhe nuk është në shërbim të qytetarëve. Partia Demokratike kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të kemi tjetër sistem, lista të hapura, vetting të politikanëve, vota e diaporës. Partia Demokratike ngriti komisionin e inceneratorëve dhe sot në SPAK vërtetohet beteja politike e Partisë Demokratike në lidhje me korrupsionin galopant të inceneratorëve. Gjykata Kushtetuese ka pezulluar marrëveshjen Rama-Meloni. E rëndësishme është veprimet që ndodhin. Si ky grupim i opozitës dhe mazhoranca, është duke u përballur me SPAK. Ne mbështesim pa asnjë hezitim”, theksoi ajo.

Në lidhje me afrimin apo jo në Partinë Demokratike të deputetëve që janë larguar, Karabina shtoi: “Kjo është një pyetje që duhet t’ia bësh dikujt që nuk ka pasur qëndrim të qartë dhe ka humbur busullën. Partia Demokratike e ka përcaktuar qartë projektin politik, qasje euroatlantike, aleanca me qytetarët. Partia Demokratike e ka të qartë rrugën që po ndjek, mbështet këtë strukturë që do të bëjë histori në ndërtimin e demokracisë. Absolutisht, në Partinë Demokratike, kushdo që mbështet qasjen euroatlantike, dera është e hapur, këtë e kemi deklaruar, gjithësecili bën zgjedhjen”.

Arrestimi i Berishës nga SPAK, Jorida Tabaku deklaron votën pro!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli për herë të parë në Euronews Albania në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për caktimin e masës së arrestit ndaj ish-kryeministrit Berisha.

E pyetur nëse do ta votonte kërkesën e SPAK në Kuvend, Tabaku u përgjigj duke thënë se PD nuk e ka betejën me SPAK dhe duhet të votojë çdo vendim që ky institucion sjell në parlament.

Megjithatë Tabaku theksoi se nuk është një lajm i mirë as për shqiptarët as për Partinë Demokratike që sot kemi një ish-kryeministër dhe ish-president përballë drejtësisë.

Tabaku ritheksoi se beteja e demokratëve nuk është me institucionet e drejtësisë por me kundërshtarin politik, ndaj dhe fokusi duhet të jetë aty.

“Nuk është gjë e mirë as për PD as për Shqipërinë që kemi një ish-kryeministër dhe ish-president që sot është përpara SPAK-ut, Nuk është as për Partinë Demokratike një lajm I mirë.

Partia Demokratike nuk e ka betejën me SPAK-un dhe nuk duhet ta ketë betejën me SPAK-un. PD ka insistuar shumë që SPAK të jetë ky që është sot. Çdo vendim që SPAK sjellë në parlament nuk ma merr mendja që do ketë ndonjëherë votën kundër të Partisë Demokratike. Sot nëse diskutojmë për një SPAK që të gjithë kërkojnë t’I marrin meritat, nga ndërkombëtarët tek kryeministri, sot ky institucion është ngritur në mënyrë të tillë, është pasi nga të 7-të ligjet e reformës në drejtësi vetëm ligji për SPAK-un u miratua me dakordësi. Partia Demokratike pati komente se u morën parasysh se ndërhyri ambasada amerikane. SPAK ka qenë një institucion me një ligj që u miratua me dakordësi. Unë jam personi që kam shkuar në SPAK më shumë se kushdo tjetër dhe jo për arsyet që shkojnë zyrtarët sot.

PD nuk e ka betejën me SPAK, por e ka me kundërshtarin dhe duhet të fokusohemi aty”, tha Tabaku.

SPAK kërkon arrest në shtëpi, deputetët e Rithemelimit padi në Kushtetuese: Të pezullohet masa shtrënguese ndaj Berishës

Deputetët e Grupimit Berisha kanë dorëzuar pasi në Kushtetues për të kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme, SPAK ku kërkohet arrest në shtëpi për Berishën.

Ne kërkuesit, me cilësinë e 1/5 të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po Ju parashtrojmë në vijim faktet, provat dhe argumentat ligjore, se përse kemi paraqitur këtë kërkesë, e cila në thelb synon të zgjidhë konfliktin e kompetenca ndërmjet institucionit të Kuvendit nga njëra anë dhe pushtetit gjyqësor nga ana tjetër, për sa i përket heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit”, thuhet në shkresë.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka reaguar për shkresën e dorëzuar këtë të martë nga Prokuroria e Posaçme në Kuvend ku kërkonte autorizim për “arrest shtëpie” ndaj tij.

“Çfarëdo vendimi pas autorizimit të Kuvendit do ta respektoj pa asnjë diskutim. Qëndrimi im i përsëritur ka të bëjë me kushtetutshmërinë e vendit. Nuk mund të bëhesh kurrë njeriu që zbatoi një vendim anti-kushtetues. Ishte nja akt i shkuarjes së kushtetutës në zyrat e prokurorëve dhe gjykatës. Tani parlamenti të vendosë çfarë të dojë”, ka thënë ai.

Berisha theksoi se kërkesa e SPAK për arrestimin e tij është e bazuar mbi një vendim antikushtetues. Ai hodhi akuza ndaj drejtësisë duke thënë se vendimi i SKAP është i paligjshëm, ndërsa tha se opozita do të vijojë betejën.

“Tani, edhe njëherë. Vendimi i parlamentit do të zbatohet nga Sali Berisha, sado që vendimi i skap është vendim i paligjshëm, i bazuar në një vendim të paligjshëm. Por nëse parlamenti, se edhe njëherë, kufizimet ndaj drejtësisë, imuniteti, nuk janë të individit, janë në radhë të parë të parlamentit. Janë të parlamentit në mënyrë që askush të mos mund ta destabiliziojë me procedura të tjera parlamentin. Ky është morali i tyre. Pastaj sigurisht individi është pjesë e parlamentit”.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një shkresë ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën.

Mësohet se ndaj Berishës kërkohet një masë e re sigurie, “arrest shtëpie”.

Dhe ky vendim për ndryshimin e masës vjen teksa Berisha nuk ka zbatuar masën e detyrimit me paraqitje.

Në kërkesën e dërguar nga SPAK drejt Kuvendit thuhet se “mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërise, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr. Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha”.

Këtë, përmes “zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e ‘Detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Giyqësore’, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit me burg/arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit de Krimit te Organizuar Tiranë”, vijon kërkesa.

Akuzat e ngritura sakaq lidhen me privatizimin e ish-kompleksit Partizani më shumë se një dekadë më parë.

Në arrest shtëpie është aktualisht bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi, i cili u arrestua me urdhër të Gjykatës së Posaçme.

Më pas ai u lirua nga Gjykata e Apelit dhe i janë bllokuar 25 pasuri.

PD, Alfrida Marku Dedgjonaj: Gjuha arrogante dhe përçmuese nuk mbulon dot dështimet e Bashkisë Lezhë

Alfrida Marku Dedgjonaj, anëtare e kryesisë së PD, njëkohësisht kryetare e PD-së për Lezhën, në një reagim në rrjetin e saj social facebook shprehet se “kryetari i Bashkisë e ka problem ti përmenden problematikat e Lezhës, e ka kompleks ti thuhet e vërteta se për 2024-2026 Bashkia ka harruar bujqësinë, turizmin, problemin e përmbytjeve, furnizimin me ujë të pijshëm në Shëngjin, Balldre, Dajç, Nënë Tereza, se bashkia ka harruar se për ngrohjen në disa shkolla duhet ndërhyrë një orë e më parë, se Bashkia s’ka asnjë projekt për ndërtimin e një Parku të gjelbëruar në Lezhë, shtimin terreneve sportive, rehabilitimin e qendrave të Njesive administrative, nëse s’ka asnjë kopësht apo çerdhe të re të planifikuar, se për çdo investim duhet të ketë transparencë si obligim ndaj qytetarëve, se investimet duhet të reflektojnë problemet prioritare dhe llogaritë elektorale, etj, është çështje e tij mbi të cilën ka detyrimin të reflektojë”.

Më tej, zyrtarja demokrate thotë se gjuha arrogante dhe përçmuese në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, atë të diskutimit të Buxhetit, dëshmon se sa larg përgjegjësive është institucioni që ai përfaqëson.

“Gjuha arrogante, përçmuese dhe linçuese e atij që duhet të përfaqësojë qytetarët e Lezhës, në mbledhjen më të rëndësishme të vitit, diskutimin e Buxhetit të Bashkisë Lezhë, dëshmon sesa larg përgjegjësive është institucioni dhe autoriteti që ai përfaqëson.”

“Pyetjes “Kush je ti ?!”, do i përgjigjem shkurt : 
Unë jam Alfrida Marku, përfaqësuese e Partisë Demokratike në Këshillin e Bashkisë. Jam zgjedhur me votat e qytetarëve të Lezhës, të cilët kanë besuar se do përfaqësoj interesat e tyre, duke thënë gjithmonë të vërtetat, edhe atëherë kur shumë zgjedhin të heshtin, dhe duke reaguar sa herë të drejtat e tyre shkelen, sa herë interesat e tyre shpërfillen, sa herë problemet e tyre nuk gjejnë zgjidhje.” – përfundon zonja Marku reagimin e saj.

EUROSTAT/ Fuqia blerëse e shqiptarëve më e ulëta në rajon, thellohet diferenca me vendet e tjera. Si po reagon qeveria?

Mirëqenia e shqiptarëve është më e ulëta në rajon edhe pse ekonomia jonë tregojnë shifrat zyrtare ka një rritje më të madhe se vendet e tjera. Publikimi i fundit i Eurostat tregon se Shqipëria vijon të mbetet e fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse. Ndërkohë që Shqipëria ka bërë shumë pak për të mbrojtur rënien e fuqisë blerëse, nga rritja e çmimeve, përmes ndoshta politikave të gabuara fiskale që shpesh shkojnë në favor të shtresave të favorizuara politikisht dhe ekonomikisht, duke e lënë pjesën tjetër të popullatës në varësinë dhe mëshirën e tyre. Çka shpjegon në fund të fundit edhe fluksin e emigracionit masiv.

Gjë që dëshmon  se Shqipëria vijon ta ketë të humbur garën për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të saj. Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ishin sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian. Ndonëse në rritje me tre pikë përqindje në raport me vitin e kaluar, sërish Shqipëria është e fundit në Europë dhe në rajonin e Ballkanit.

Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 44%, Maqedonia e Veriut me 42% dhe Bosnje-Hercegovina me 35%, ndërsa të dhëna për Kosovën nuk raportohen.

Përveçse me Bosnjën, diferenca në të ardhura me vendet e tjera të rajonit është thelluar, duke treguar për një zhvillim më të qëndrueshëm të shteteve fqinjë, që kanë arritur të përmirësojnë me ritme më të shpejta mirëqenien e qytetarëve të tyre.

Vendet e Bashkimit Europian, me nivelin më të lartë të konsumit individual, janë Luksemburgu, Norvegjia, Austri dhe Gjermania, ndërsa më të ulet se mesatarja e BE, e kanë bullgari, Hungari dhe Kroaci.

Fuqia blerëse e qytetarëve

Mesatarja e BE                   100%

Mali i Zi                               50%

Serbi                                    44%

Maqedonia e Veriut             42%

Bosnje-Hercegovina            35%

Shqipëri                              34%

U dënua me 4 vite burg, Haga liron nga burgu Nasim Haradinajn

Dhomat e Specializuara në Hagë më 14 dhjetor kanë modifikuar dënimin ndaj ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Nasim Haradinaj.

Kjo i mundëson Haradinajt lirimin nga burgu, me disa kushte. Kështu kanë njoftuar Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në maj të vitit 2022, Haradinaj, së bashku me kryetarin e atëhershëm të OVL-UÇK, Hysni Gucati, u dënuan me katër vjet e gjysmë burgim për akuzat për pengim të drejtësisë.

Më pas, Apeli ua uli dënimet për tre muaj. Gucatit iu modifikua dënimi më 17 tetor, që i mundësoi lirimin nga burgu, me kushte. Haradinaj e Gucati ishin arrestuar më 5 shtator të vitit 2020, për t’u dërguar në Hagë.

Milani “lamtumirë Champions”, kuqezinjtë i “tradhton” Dortmundi

Newcastle-Milan rezultoi një sfidë tejet emocionuese me futboll të bukur dhe raste të humbura, me kuqezinjtë që arritën të marrin fitoren, por fatkeqësisht pa mundur të vijojnë rrugëtimin më tej. Në St James Park, bardhezinjtë ishin kërkues më tepër gjatë minutave të para, ndërsa golin e gjetën në minutën e 33’ me Joelinton. Pjesa e parë do të mbyllej me avantazh minimal, ndërsa në të dytën, kuqezinjtë luajtën më mirë.

Në minutën e 59’ Pulisic solli baraspeshën, teksa i sapofuturi në fushën e lojës Cukueze kaloi në avantazh për herë të parë Milanin. Rezultati përfundimtar 1-2, por në anën tjetër Dortmund-Psg u mbyll në shifrat 1-1. Në një pjesë të parë me porta të paprekura, në fraksionin e dytë Adeyemi shënoi për verdhezinjtë, ndërsa Zaire emery barazoi shifrat. Psg ishte pranë fitores, por VAR anulloi golin e dytë që erdhi nga Mbappe. Me këtë rezultat Dortmund dhe Psg kalojnë më tej, Milan në Europa League, ndërsa Newcastle do të përqendrohet në kampionat.

Në përballjet e tjera të luajtura, fitore regjistruan Manchester City, Leipzig, Antëwerp, Atletico Madrid, Celtic dhe Porto. Barcelona u mposht nga ekipi belg, duke regjistruar një rezultat negativ, por pa rrezikuar kualifikimin, teksa ndeshja me më tepër gola ishte Porto-Shakhtar 5-3.

U dënua për vrasjen e 4 fëmijëve të saj, nëna lihet e lirë pas 20 vitesh burg

Një grua e quajtur dikur “nëna më e keqe e Australisë” i është shfuqizuar dënimi për vrasjen e katër fëmijëve të saj. Gjykata e Lartë e Uellsit të Ri Jugor vendosi të enjten se provat e përdorura fillimisht për të burgosur Kathleen Folbigg ishin “jo të besueshme”.

56-vjeçari u fal dhe u lirua nga qeveria e shtetit në qershor, pas 20 vitesh burg. Zonja Folbigg mirëpriti lajmet e fundit, por tha se provat e pafajësisë së saj ishin “injoruar dhe hedhur poshtë” për dekada të tëra.

“Sistemi preferoi të më fajësonte mua në vend që të pranonte që ndonjëherë fëmijët mund të vdesin dhe vdesin papritmas”, tha ajo jashtë gjykatës të enjten.
– Advertisement –

Rasti i zonjës Folbigg është përshkruar si një nga gabimet më të mëdha të drejtësisë në Australi.

Ajo kishte të bënte me vdekjen e katër fëmijëve të saj të mitur Caleb, Patrick, Sarah dhe Laura, secili prej tyre vdiq papritur midis 1989 dhe 1999, në moshën 19 ditë deri në 18 muaj. Prokurorët në gjyqin e saj pretenduan se ajo i kishte mbytur ata.

Rasti u mbështet në prova rrethanore, duke përdorur ditarët e zonjës Folbigg të cilët nuk u ekzaminuan kurrë nga psikologët apo psikiatër për ta përshkruar atë si një nënë të paqëndrueshme, të prirur për tërbim.

Në vitin 2003, ajo u dënua me 40 vjet burg për vrasjen e Sarës, Patrikut dhe Laurës dhe vrasjen e Calebit. Më vonë u zvogëlua në 30 vjet në apel, por zonja Folbigg humbi një sërë sfidash ligjore.

Në fillim të këtij viti, një hetim historik në rastin e saj arriti në përfundimin se kishte dyshime të arsyeshme mbi fajin e saj, për shkak të gjetjeve shkencore se fëmijët e saj mund të kishin vdekur nga shkaqe natyrore për shkak të mutacioneve tepër të rralla të gjeneve.

Dhe ishte ai “trup i konsiderueshëm dhe i gjerë” i provave të reja që çoi në lirimin e zonjës Folbigg nga të gjitha akuzat të enjten, tha shefi i drejtësisë Andrew Bell. Ekipi ligjor i zonjës Folbigg konfirmoi se tani do të kërkonin kompensim në emër të saj, por nuk tha se sa.

Rasti ka tërhequr vëmendjen globale dhe ka çuar në akuza se sistemi ligjor i Australisë është i ngadalshëm për t’iu përgjigjur shkencës së përparuar.

“Jam mirënjohëse që shkenca dhe gjenetika e përditësuar më ka dhënë përgjigje se si vdiqën fëmijët e mi. Megjithatë, edhe në vitin 1999 kemi pasur përgjigje ligjore për të vërtetuar pafajësinë time. Prokurorët i nxorën fjalët e mia jashtë kontekstit dhe i kthyen kundër meje. Shpresoj se askush tjetër nuk do të duhet të vuajë ndonjëherë atë që pësova unë”, tha zonja Folbigg.