19.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Parashikoi vdekjen e tij në Gaza me anë të poezisë, historia e bërë virale (VIDEO)

Javën e kaluar një tjetër poet, Refaat Alareer, u vra nga një sulm ajror në Rripin e Gazës.

Alareer ishte profesor i letërsisë angleze në Universitetin Islamik të Gazës, ku mes lëndëve të tjera dha mësim për Shekspirin.

Një nga veprat e tij të fundit të përhapura gjerësisht në platformën X, përfundon me fjalët:

“Nëse duhet të vdes, le të sjellë shpresë, le të jetë një histori”.

Alareer ndau këtë poezi të vitit 2011 duke parashikuar mundësinë për t’u vrarë në Gaza.

Në ditët pas vdekjes së tij, poema, e titulluar “Nëse duhet të vdes”, u bë virale, duke nxitur përdoruesit e rrjeteve sociale ta përkthenin atë në dhjetëra gjuhë.

Poezia u botua më 1 nëntor nga Alareer, pak më shumë se një muaj përpara se ai të vritej në një sulm ajror në Gaza.

Poezinë e gjeni të interpretuar më poshtë nga aktori skocez Brian Cox, duke u bërë virale në mbarë botën.

Nëse vdes

Nëse vdes,
Ti jeto,
trego historinë time,
shiti gjërat e mia,
bli një copë cohë
dhe do vargje,
(të bardhë bëje me bisht të gjatë).
Një fëmijë atje, në Gaza,
shihte Parajsën në sy,
në pritje të babës
që në flakë u largua,
pa i dhënë kujt lamtumirë
as për kurmin,
as për veten e tij.
Shihe balonën tek fluturon,
e vetmuar.
Mendo një engjëll që është atje
që sjell dashurinë.
Nëse vdes,
le të sjellë shpresë
le të bëhet përrallëzë.

Refaat Alareer
1 nëntor 2023

(Përkthyer në shqip nga Namir Lapardhaja)

Mandati i Berishës, Pampuri: Mbështesim në çdo hap SPAK, shpresë për drejtësi të paanshme (VIDEO)

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri, për zhvillimet e tensioneve në parlament thotë se revolucioni bëhet me mbështetje masive të qytetarëve, ai e ka emrin revolucion dhe të bëjë ndryshim dhe jo të bërit bashkë me njeri tjetrin dhe të mos bërit asgjë.

Nga studio e MCN Live, Pamuri tha se sot janë miratuar në disa minuta disa projektligje, mes tyre ndryshimi i rregullores së Kuvendit, siç u miratua në 4-5 minuta buxheti për vitin që vjen.

Sipas saj, gjithë kjo situatë nuk tregoi asgjë, pasi njëra palë kishte interes të votonte buxhetin i cili është në shërbim të klientëve të Ramës dhe koncensioneve korruptive të Edi Ramës, për të cilat tha se janë duke u hetuar nga SPAK.

Lidhur me seancën e sotme deklaroi se ishte pranë sallës së seancave, por nuk arriti të hyjë.

Nuk arrita të hyj, se nuk mund të bëhem pjesë e asaj loje. Ata që janë aty nuk kanë dalë kurrë në qytet dhe të takohen me qytetarët.

E pyetur nëse Partia Demokratike zyrtare që ajo përfaqëson, do e votojnë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, me qëllim caktimin e masës “arrest shtëpie”, deklaroi se do mbështetet çdo hap i Prokurorisë së Posaçme.

Nuk ka lidhje me Sali Berishën, ne jemi në çdo hap në mbështetje të SPAK. Ne e kemi zbatuar këtë standard që nga Arben Ahmetaj, Alqi Bllako etj.

Nuk është çështje individësh, nuk është çështje do votosh për Berishëm ose jo, po ne do mbështesim SPAK në çdo hap.

Këtu ka pasur një drejtësi krejt të njëanshme, e ndikuar politikisht. SPAK është një strukturë që e kanë ndërkombëtarët, SHBA dhe BE.

Mendoj se SPAK është një shpresë për shqiptarët dhe Shqipërinë se do të ketë një drejtësi të paanshme. Ju, unë, duam të jetojmë në një vend ku zbatohen ligjet.

Deri sot ka qenë pushteti i politikës që ka komanduar ligjet.

Komisioni hetimor për inceneratorët u ngrit me mbështetjen e BE dhe SHBA dhe ishte PD që e çoi deri në fund dhe ishte grupi i Rithemelimit që nuk e votoi.

Si mundet individë të veçantë të thonë se nuk po votohet për inceneratorët, kur ishte PD që e çoi.

Sa i takon mundësisë së pasimit të Sali Berishës, nga e bija Argita Berisha, Pampuri deklaroi se Partia Demokratike është vlerë e së djathtës dhe përfaqëson të djathtën në këto vite.

Përfaqëson ndryshimin, kjo parti është ajo që ka bërë ndryshimin dhe gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite nuk e kanë mbështetur për individin.

Një parti politike ka nevojë dhe për qarkullim elitash dhe për qasje ndaj figurave të reja, ndaj intelektualëve.

Kur bëhet fjalë për trashëgimi, ajo nuk është mbretëri, është parti. Mirë është që mos të ketë figura që kanë lidhje.

Ndër të tjera u shpreh në mbështetje të komisioneve hetimore, duke i cilësuar si të drejtë kushtetuese.

Kurti: Serbia vazhdon të fshehë vërtetën për vrasjet në “Panda”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shteti i Serbisë “vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjve serbë edhe pas një çerek shekulli”, duke iu referuar vrasjeve në lokalin “Panda” në Pejë më 14 dhjetor 1998.

“…Sikurse vazhdon të mos i pranojë krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës 1998-’99”, ka shkruar Kurti, duke shtuar se “kjo heshtje flet për mendësinë e pandryshuar politike të Serbisë karshi Republikës së Kosovës”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se në këtë lokal, më 14 dhjetor të vitit 1998 autoritetet serbe “inskenuan vrasjen e gjashtë të rinjve serbë”.

Kurti, po ashtu, publikoi disa fotografi, në të cilat shihet se para objektit ku kanë ndodhur vrasjet, është vendosur pllaka përkujtimore.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që objektin e ish-Pandës ta fusë nën mbrojtje të përhershme.

Me shpalljen e këtij vendimi, në tetor të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se lokali do t’i shërbejë kujtesës kolektive për krimin që, sipas tij, është bërë nga Serbia.

Mbrëmjen e 14 dhjetorit të vitit 1998, rreth orës 20:00, dy persona të maskuar hynë në kafene dhe gjuajtën me breshëri plumbash mbi ata që ishin brenda.

Të vrarë në vend mbetën: Ivan Radeviç, 25 vjeç, Ivan Obradoviç, 14 vjeç, Vukota Gvozdenoviç, 16 vjeç, dhe Dragan Trifoviç, 17 vjeç.

Zonja: Berisha s’ka më fuqi bllokuese e destabilizuese. Ja mesazhi i Ramës për amerikanët mbi SPAK-un

Gazetari Sebastian Zonja tha në emisionin “Scrolling” të moderatorit Arian Çani se Berisha dhe familja e tij e kanë mbyllur kapitullin e tyre politik, pasi ish-kryeministri s’ka më as fuqi bllokuese, as destabilizuese. Ai vë në dukje se Rama po përpiqet t’u thotë amerikanëve, që SPAK-u s’mund ta shtypë kryeministrin, pasi ka kontribuar në formimin e kësaj strukture.

Janë familjarisht non grata. Politikisht je i fuqishëm kur ke fuqi bllokuese dhe destabilizuese. Që do të thotë tentoi të bllokonte Parlamentin bashkë me Bashën, duke tërhequr mandatet dhe nuk i funksionoi. Tentoi të destabilizonte situatën me protesta dhe nuk e arriti. Tregon që dy fuqitë politike s’i ka Berisha. Për mua Berisha dhe familja e tij e kanë mbyllur kapitullin e tyre politik”.

Lidhur me paralajmërimin e Ramës për zgjedhje për zgjedhje të parakohshme, Zonja thotë se ai po ndjek modelin e Vuçiçit dhe liderëve të tjerë autokratë.

Ky është modeli i Vuçiçit. Vendet autokratë kanë një të përbashkët, i lidh partia që sundon në gjithë territorin dhe në të njëjtën klani që zotëron partinë është më i fuqishmi. Ky klan që zotëron PS-në, ku Rama është kryetar i këtij klani, e ka të lehtë t’i sakrifikojë në SPAK të gjithë, Ahmetajn, Tahirin e këdo tjetër, mjaft që të mos preket Rama. Unë besoj se ka ndoshta një marrëveshje të heshtur. Besoj se Rama po u thotë amerikanëve, që janë nga investitorët kryesorë të SPAK-ut, që ‘dëgjo e kemi bërë bashkë, nuk mund të më shtypë mua ky traktor që ju keni ndezur!’ Duke qenë se nuk e shtyp dot SPAK-u Ramën, besimi që kanë dy PD-të është se do vijnë në pushtet me anë të SPAK-ut, kur Rama s’e rruan për SPAK-un”.

Zonja tha ndër të tjera se edhe nëse Greqia nuk do të vendoste veton ndaj Shqipërisë, Gjermania apo vende të tjera do të ishin kundër dhënies së dritës jeshile për vendin tonë. Sipas tij BE s’ka interes të merret me Shqipërinë dhe as Rama s’ka interes të shkojë në BE.

Ne nuk do të merrnim hapje të kapitujve, qoftë edhe prej Maqedonisë së Veriut, sepse e bllokon Bullgaria. Duhet të ketë ndryshime kushtetuese. Nuk është ndarë Shqipëria me Maqedoninë e Veriun. Sa i përket z.Beleri është fatkeqësi në mendimin tim që ai është futur në mes të dy nacionalizmave, tonit dhe atij grek. U shkul e gjithë qeveria greke dhe erdhi në Tiranë dhe ajo që unë shoh, përdorimi i brendshëm që po i bën qeveria greke kësaj teme, është për të marrë krahun nacionalist të Agimit të Artë. Kasidiarisi është në burg dhe ky krah nacionalist tani duhet të shkojë diku. Është politikë e brendshme e Greqisë, dhe politikë e brendshme e Shqipërisë. Rama po e përdor nëpër çdo panel për të treguar një lloj nacionalizmi shqiptar anti-grek, turbofolk.
Pyetja është kush përfiton? Edhe nëse Greqia do të ishte dakord, Gjermania do të ishte kundër. Janë kushtet e Bundestagut të cilat nuk janë përmbushur nga Shqipëria sa i përket çeljes së negociatave, janë reforma zgjedhore dhe çështje të tjera. Ballkani për të hyrë në BE, është prioriteti i pestë. Nëse Greqia s’do të vendoste veto për hyrjen e Shqipërisë në BE do të dilte një vend tjetër. Do të dalë gjithmonë dikush. Sepse në fund të këtij mandati kur të gjitha vendet europiane po shkojnë drejt zgjedhjeve, askush s’humb vota me çështjen e zgjerimit. BE s’ka interes të na marrë ne, dhe Rama vet s’ka interes të shkojë në BE”.

Arrestohet në Spanjë koka e bandës së Durrësit Lulzim Berisha

Policia e Shtetit njoftoi se është arrestuar në Spanjë, Lulzim Berisha. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare dhe pas arrestimit kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij.

Në dhjetor të vitit 2021, Gjykata e Lartë vendosi se Lulzim Berisha, ish-drejtues i Bandës së Durrësit, duhet të rikthehet në qeli për të vuajtur dënimin edhe për 5 vite. Vendimi i Gjykatës së Lartë rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit, që kishte vendosur lirimin nga qelia të Berishës dhe vuajtjen e pjesës tjetër të dënimit me shërbim prove.

Berisha duhet të kryejë edhe 5 vite dënim të mbetur, pasi është dënuar si ish-drejtues i Bandës së Durrësit. Ai u dënua fillimisht me burgim të përjetshëm, por me dërgimin e dosjes në Gjykatën e Lartë, dënimi u ul në 25 vite burg.

Më pas, Berisha filloi betejën me drejtësinë për t’u liruar. Në vitin 2016, Gjykata e Apelit Durrës pranoi kërkesën e tij për të vijuar me shërbim prove pjesën e mbetur të dënimit. Në një nga shkresat që mbështesnin pretendimin e tij për lirim ishte edhe një e firmosur nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i cili thoshte se do ta punësonte në një nga drejtoritë e Bashkisë.

1 vit pas lirimit, SPAK kërkoi arrestimin e tij, pasi dyshohet se është i përfshirë në Vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në vitin 2005. Ai vijon të jetë në arrati.

U thirr për Gërdecin por mungoi/ SPAK: Shkëlzen Berisha nuk banon në adresën që na ka dhënë

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ishte thirrur ditën e sotme të dëshmonte në gjyqin ndaj Fatmir Mediut për çështjen “Gërdeci”.

Por pavarësisht këtij fakti, ai nuk është paraqitur në GJKKO.

Sipas SPAK, djali i ish-kryeministri Sali Berisha nuk banon në adresën e deklaruar.

Ndahet nga jeta poeti, gazetari dhe pedagogu i njohur Musa Vyshka

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, poeti, pedagogu dhe gazetari i njohur elbasanas, Musa Vyshka.

Lajmin për ndarjen nga jeta të pedagogut e njoftoi djali i tij, Gjergji Vyshka nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Me hidherim te thelle lajmeroj ndarjen nga jeta te babait tone, poetit, pedagogut ne Universitetin “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan, Musa Vyshka”, shkruan i biri i Musa Vyshkës në Facebook.

Musa Vyshka do të përcillet për në banesën e fundit nesër, e premte ora 11:00.

Kush ishte Musa Vyshka

I lindur në Elbasan me 28 qershor 1942, Musa Vyshka u diplomua në degën “Gjuhë-Letërsi” në Tiranë 1960-1964. Që nga krijimi i Institutit Pedagogjik të Elbasanit ishte pedagog i Letërsisë. Ka ushtruar profesionin e gazetarit. 1981-1991 ishte Kryetar i Degës së Shkrimtarëve të Elbasanit, libretist në Teatrin “Skampa”.

Më 1992 u kthye në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shef katedre i Letërsisë deri me 2002 që doli në pension.
Themelues i gazetës “Fjala e lirë”, anëtar i Këshillit Bashkiak të Elbasanit 1992-1996. Në vitin 2022 është nderuar me titullin “Nderi i Qarkut të Elbasanit”.

Musa Vyshka është njeriu që ka shkruar me dhjetra libra me poezi, por që nuk ka lënë mënjanë as tregimin. I përket një ndër plejadave më të shkëlqyera të krijuesve shqiptarë si Helena Kadare, Sadije Agolli, Sadik Bejko, Ruzhdi Pulaha e të tjerë, që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqiptare.

Për shumë vjet ai ka qenë Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të qytetit të Elbasanit. Në diktaturë, sipas tij, shkrimtarët ishin më të respektuar nga shteti se sot në demokraci.

Deputetët e Rithemelimit ndezin tymuese në Kuvend, Nikolla nis seancën dhe heq nga rendi i ditës marrëveshjen për emigrantët

Pavarësisht se Garda e Republikës nuk lejoi pjesën më të madhe të deputetëve të rithemelimit të hyjnë në Parlament, një pjesë e tyre ia kanë dalë të futen dhe të hedhin tymuese.

Ndërkohë që deputetët opozitar përplasin tavolinat, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, nisi normalisht seancën duke lexuar nismat ligjore që pritet të miratohen.

Nikolla tha se në Kuvendin e Shqipërisë ka mbërritur shkresa e Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen për emigrantët me Italinë, duke e hequr atë nga rendi i ditës.

Deputetët e përjashtuar të Rithemelimit, përplasen me kolegët socialistë, s’i lejojnë të hyjnë në Parlament

Ndërkohë që deputetet e opozitës po përplasen me punonjësit e gardës për tu futur në Parlament, atje kanë shkuar edhe deputetët socialist.

Ata nuk po lejohen të futen në sallë, pasi deputetët opozitarë nuk i lejojnë. Për sa kohë që vetë ata po ndalohen të futen nga Garda.

13 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës, për shkak të kaosit të shkaktuar gjatë seancave në Kuvend. Ata kanë tentuar gjithsesi të futen ditën e sotme në sallë, por garda nuk i ka lejuar.

Tensione janë shtuar pasi garda nuk ka lejuar as deputetë të tjerë demokrat të cilët nuk janë të përjashtuar. Për këtë arsye ata janë shprehur se nuk do lejojnë as deputetët e PS-së që të futen në Kuvend.

Kujtojmë se deputetët e përjashtuar janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenja, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu, Sali Berisha, Flamur Noka, Elda Hoti, Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka.

“O legen, o burracak”/ Bardhi përplaset me Olta Xhaçkën: Bëj gati kyçet e dorës

Një përplasje e ashpër është regjistruar në hyrje të Kuvendit mes kreut të grupit parlamnetar të PD-së, Gazment Bardhi dhe ish-ministres së Jashtme, deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Kjo e fundit ka tentuar të futet në Kuvend nga dera e pasme, por që nuk është lejuar nga Bardhi dhe një pjesë e deputetëve të PD. Deputeti demokrat i ka përmendur asaj hetimet e SPAK për shpalljen e bashkëshortit Artan Gaçi, teksa e ka etiketuar si hajdute. Ndërsa Xhaçka e ka ofenduar Bardhin duke e quajtur “legen dhe burracak”

Përplasja

Bardhi: Nuk është hyrja hajdutët brenda, të ndershmit jashtë. Nuk është kështu. As me investime strategjike e as me fonde tek AZHBR-ja.

Xhaçka: Nuk dua të prish gojën me publikun, se unë e di si e do ti.

Bardhi: Pa hë njëherë, jepe.

Xhaçka: Unë e di si e do ti, por nuk e meriton.

Bardhi: Përgjigjen do ta japësh në SPAK ti shumë shpejt.

Xhaçka: O legen, o burracak.

Bardhi: Përgjigjen do ta japësh shumë shpejt në SPAK, bëj gati kyçat e dorës edhe shumë shpejt…