27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

10 vite Çmimi Kadare/ Kjo është juria që do të zgjedhë prozën më të mirë për 2024

Mbledhja e jurisë së re ka startuar edicionin e radhës së ÇmimitLetrar Kadare, një nga prestigjiozët që jepet në Shqipëri, nëzhanrin e prozës. Deri më 15 janar do të priten sinopset e autorëve shqipfolës, përzgjedhja e të cilëve do të kalojë nëpër disa faza, për të shpallur fituesin në fund të muajit shkurt

Dhjetëvjetori i Çmimit Letrar Kadare mbledh sërish emra tënjohur. Autorë, përkthyes, kritikë letrarë e dramaturgë, do tëzgjedhin prozën më të mirë në gjuhën shqipe.

Nasi Lera, tregimtar i skalitur e përkthyes i novelistëve më në zëtë letërsisë botërore, do të mbajë rolin e kryetarit të kësaj jurie, e përbërë nga pesë anëtarë. Asaj i bashkohet Gazmend Krasniqi, një tjetër figurë e njohur, lëvrues i poezisë, prozës dhe dramaturgjisë, profesor i teorive letrare; Ermir Nika shefi i Departamentit të Arteve të Aplikuara në Universitetin Europian të Tiranës, autor e kritik letrar; Armand Bora autor i shumëveprave dhe produksioneve në teatër, opera, kinema dhe televizion; Suadela Balliu, kryeredaktore e shtëpisë botuese UET Press, përkthyese dhe gazetare prej vitesh në median e shkruar.

Tradita që vazhdon për të dhjetin vit radhazi, së cilës shkrimtari i njohur Ismail Kadare i besoi emrin e tij, e vendos theksin te proza dhe autorët shqiptarë, që pavarësisht vendit ku jetojnë dhe krijojnë, frymojnë shqip.

Diversiteti gjerografik, me fitues nga trojet shqiptare në disa edicione, është shoqëruar me risi, duke i mëshuar konkurrimit dhe zgjedhjes së autorëve të rinj, por edhe autoreve gra. Të tilla kanë qenë fitueset e dy viteve të fundit. Vera Bekteshi, fituese e Çmimit Kadare 2022, e njohur për sjelljen e elementëve biografikë në veprat e saj, ashtu siç ishte edhe vepra fituese “Pusulla të verdha”. Në 2023, çmimin e rrëmbeu mësuesja nga Maqedonia e Veriut, Nurie Emrullai, më e reja në moshë ndër fituesit, me romanin “Duhet të jetës Dashuri”.

Përtej vlerës monetare, vlera më e madhe e këtij çmimi ka të bëjë me promovimin që i bëhet veprës dhe autorit. Dorëshkrimi fitues do të botohet nga UET Press, në kolanën “Leteratura”, ndërsa autori do të përfshihet në një tur të gjatë leximesh e promovimesh të librit, në aktivitete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, shoqëruar me dhënien e zërit mediatik.

Gjithë procesi i garës, i mbështetur nga Instituti Liberal i Tiranës “Pashko”, do të kalojë në disa faza. Aplikimet për këtë edicion janë të hapura deri në fund të javës së dytë të muajit janar 2023, ku autorët e interesuar duhet të dërgojnë, bashkë me dorëshkrimin, një sinops të krijimtarisë së veprës së tyre në adresën e email-it [email protected].

Javën e fundit të janarit do përzgjidhen 10 dorëshkrimet më tëmira, për të vazhduar pastaj me fazën tjetër të selektimit. Nëfund të javës së dytë të shkurtit do të përzgjidhen pesëdorëshkrime, prej të cilave do të shpallet fituesi i Çmimit Kadare 2024. Emri i ri do të bëhet i ditur gjatë aktivitetit “Shkolla Dimërore e Humaniteteve”, e cila do të mbahet në javën e fundit të muajit shkurt, në Llogora.

Nisur nga emrat e fituesve në vite dhe impakti që kanëshkaktuar, pritet që edhe ky edicion të ketë prurje të reja dhe interes të shtuar nga emra të njohur dhe të rinj të letërsisëshqipe.

Fituesit ndër vite të Çmimit Kadare

Pas dy vitesh që ndërtohej si ide dhe si projekt, me konfirmimin edhe të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili atëherë e ndante jetën mes Francës dhe Shqipërisë, startoi në 2015 dhënia e Çmimit Kadare. Një risi për kohën, që rrëzoi çdo skepticizëm dhe paragjykim, ndaj letërsisë dhe mënyrës sesi jepeshin çmimet nëShqipëri. Me vitet, vazhdimësinë, fituesit, ky konkurs afirmoi veten dhe i dha një tjetër vlerë botës letrare në Shqipëri. Tashmëi kthyer në një traditë, i zhvilluar në të njëjtën periudhë të vitit, Çmimi Kadare numëron 8 emra fitues, me të vetmen ndërprerje jo vetëm të kësaj ngjarjeje, por të shumë evenimenteve në të gjithë botën, të pamundësuara nga pandemia.

2023- Nurie Emrullai, me romanin “Duhet të jetës Dashuri”. E dyta grua fituese, pas shkrimtares Vera Bekteshi dhe më e reja në moshë, në fillim të të tridhjetave të jetës. Emrullai nis një rrugëtim të ri në karrierën letrare. E njohur më së shumti si poete, me tre vëllime poetikë të botuar, ajo zgjodhi Çmimin Kadare për debutimin e saj në prozë letrare, duke u përzgjedhur si më e mira mes dhjetëra dorëshkrimesh nga një juri e shquar.

2022- Vera Bekteshi me romanin “Pusulla te verdha”. Libriautobiografik sjell një rrëfim tronditës mbi fatin e një gruaje në Shqipërinë komuniste. Libri është i mbushur me personazhe realë që kanë pasur një rol në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Por ajo çfarë e bën interesant këtë rrëfim, është fakti se historia nis nga zemra e diktaturës siç ishte Blloku i udhëheqjes komuniste ku familja Bekteshi jetoi për një kohë të gjatë, për të vijuar më pas me përshkrimet rrënqethëse të internimit. Bekteshi tregon se si njeriu mund të mbetet i bukur dhe plot dëshirë për jetën dhe pse është përshkruar nga vuajtje të mëdha.

2021- Gani Mehmetaj me romanin “Zogjtë e qyqes”. Libri është një rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Mehmetaj sjell përmes romanit të tij, një kolon serb, ndërsa mund të jetë kolon i cilitdo komb, përmes situatave e veprimeve, dialogut e përsiatjeve, paraqet kronikën dyzetvjeçare të ngjarjeve, fatin e ardhacakëve dhe fatkeqësitë e vendësve.

2019- Loer Kume me përmbledhjen me tregime “Amygdala Mandala”. “Loer Kume, përfaqësues i një gjenerate të re shkrimtarësh, i cili eksperimenton me letërsinë, në kërkim të formave të reja letrare, larg komercializmit dhe të zakonshmes ne letërsi”, ishte motivacioni i këtij çmimi.

2018- Virgjil Muçi me veprën “Piramida e shpirtrave”. Autor i mëse 10 librave që rrokin një krijimtari e cila zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë, në lëmin e kritikës letrare dhe në fushën e përkthimit me rreth 13 tituj nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm.

2017- Musa Ramadani me romanin “Profeti nga Praga”, një roman i veçantë si për nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja. Duke qenë i strukturuar në tregime të lidhura fort me njëra-tjetrën, “Profeti nga Praga” shpërfaqet si një mozaik rrëfimesh dhe kolazh teknikash narrative, një roman për letërsinë si tekst kënaqësie dhe akt përjetësie, ku krijuesi shpaloset si një libër i hapur ndaj konteksteve dhe konotimeve të ndryshme”.

2016- Shkëlqim Çela me librin me novela “Embriologji”. Motivacioni për fituesin ishte “për një tekst që ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që u garanton këtyre tri novelave dhe autorit një hyrje në letrat shqipe.”

2015- Rudolf Marku me romanin “Tre divorcet e zotit Viktor N.” Me një narracion linear dhe shpesh me një thjeshtësi penetruese, autori Rudolf Marku ndjek e analizon në këtë roman fatin e intelektualit shqiptar Viktor, në imigracion, por ky intelektual mund të ishte fare mirë, çek, rumun, gjermano-lindor, duke i dhënë kësaj vepre atributet e letërsisë pa kufinj gjeografikë.

Studimi: Aktiviteti fizik mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit

Shëtitjet e gjata mund ta zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit me 10%, sipas një studimi të Institutit të Kërkimit të Kancerit në Londër.

Aktivitete të tilla, si ecja, çiklizmi dhe ushtrime tjera sportive, mund ta zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes vdekjeprurëse para menopauzës. “Kjo është vetëm një nga një seri provash që aktiviteti fizik është i mirë për shëndetin. Studimet tona kanë treguar se aktiviteti më i madh mund të çojë në një zhvillim më të dobët të kancerit të gjirit në periudhën para menopauzës”,-është shprehur Dr.Michael Jones, hulumtues kryesor.

Lidhja biologjike midis aktivitetit fizik dhe zhvillimit të sëmundjes është ende duke u përcaktuar. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nga viti 2020, kanceri i gjirit është diagnostikuar te 2.3 milionë gra në mbarë botën, ndërsa në të njëjtin vit janë regjistruar 685.000 vdekje. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ecja deri në gjashtë orë e gjysmë në javë mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit deri në 30%. Hulumtimi i fundit që u botua në Journal of Clinical Oncology, u krye në 19 vende të botës dhe u përfshinë 547.601 gra para menopauzës.

Vitet e fundit, kërkimet shkencore janë fokusuar në lidhjen mes mjedisit dhe shëndetit dhe një provë na vjen nga Kongresi i Shoqatës Evropiane të Onkologjisë. Gratë që punojnë dhe jetojnë në mjedise me nivel të lartë ndotjeje, nga ajri te grimcat e pluhurit kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri i gjirit se ato që punojnë dhe jetojnë në zona më pak të ndotura.

Të dhënat treguan një lidhje midis ekspozimit afatgjatë ndaj ajrit të ndotur dhe grimcave të pluhurit në shtëpi, punë dhe riskut për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Në studim, ekspozimi ndaj ndotjes në shtëpi dhe vendit të punës te 2,419 gra me kancer gjiri u krahasua me atë të 2,984 grave pa kancer gjiri nga viti 1990 deri në vitin 2011. Rezultatet treguan se rreziku i kancerit të gjirit u rrit me 28% kur ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit u rrit me 10 μg (mikrogramë) /m3./Tar

Trajneri i vitit 2023, FIFA zbulon emrat e tre kandidatëve

Pak ditë na ndajnë nga mbyllja e vitit 2023 dhe tani është edhe momenti për të parë me vëmendje se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre 12 muajve, por edhe për vlerësimet e radhës, teksa një nga pyetjet më kryesore është: Kush është trajneri më i mirë për vitin 2023?

FIFA ka zbuluar tre kandidatët për këtë çmim në FIFA The Best 2023, teksa dy prej tyre janë italianë, sipas Super Sport.

Bëhet fjalë për Luciano Spalleti-n, aktualisht trajneri i përfaqësueses italiane, por që në këtë vit triumfoi me Napolin në Serie A.

Më pas vjen trajneri i Interit, Simone Inzaghi që me zikaltërit sfidoi Manchester City-n në finale e UEFA Champions League dhe në fund, pikërisht fituesi i kompeticionit më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër, Pep Guardiola.

Jo vetëm kaq, pasi trajneri spanjolli u shpall kampion me “citizens” edhe në Premier League, teksa fitoi edhe kompeticionin e FA Cup duke kompletuar “tripletën” me Manchester City-n.

Guardiola shihet si favorit për këtë çmim, ndërsa gara pritet të jetë disi më e fortë se sa pritshmëritë aktuale.

“Të hiqet rregulli i vetos”, Scholz para samitit në Bruksel: Shansi historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Evropën

Gjatë një deklarate qeveritare në parlamentin gjerman për samitin e BE-së në Bruksel, kancelari gjerman Olaf Scholz, bëri thirrje, ndër të tjera, për më shumë mbështetje dhe vlerësim për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Scholz kujtoi në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili fillon punimet të mërkurën në Bruksel, se “prej 20 vjetësh, vende si Shqipëria, Bosnja-Herzegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë në pritje për t’u bërë pjesë e BE-së” dhe shtoi se tani “ka ardhur koha që të gjithë të shohin panoramën e përgjithshme, si kandidatët, ashtu edhe vendet anëtare të BE-së”, sipas DW.

Sipas kancelarit gjerman, kjo panoaramë e përgjithshme është “shansi historik për të lidhur përfundimisht rajonin me Europën dhe për t’ia lënë të kaluarës problemet e së kaluarës”.

“Vende që bëjnë reforma duhet të vlerësohen”

Kjo thirrje shkonte si në adresë të vendeve kandidate, por më tepër në adresë të vendeve antare të BE, që sipas Scholzit duhet të mundësojnë reformimin e brendshëm të unoinit. Konkretisht, kancelari gjerman kërkoi që për shumë hapa, në kuadër të procesit të zgjerimit, të hiqet rregulli i vetos.

“Nuk ka pse çdo vendim, si çelja apo mbyllja e kapitujve të negociatave, të varet nga çdo vend anëtar. Nëse vende, si për shembull Shqipëria, kanë bërë reforma të rëndësishme, kjo duhet të vlerësohet. Përndryshe, rrezikohet të dëmtohet i gjithë procesi i anëtarësimit dhe këtë nuk duhet ta lejojmë“, tha kancelari në mes të duartrokitjeve të shumë deputetëve në sallë.

Çështja Beleri: Gjermania e trajton si bilaterale

Thirrjet e kancelarit socialdemokrat shkonin tërthorazi në adresë të Greqisë, e ciila ka kërcënuar se nuk do të lejojë çeljen e kapitullit të parë të negociatave me Shqipërinë, pa u zgjidhur çështja Beleri. Ndërsa për Greqinë, kjo është një çështje që ka të bëjë me shtetin ligjor dhe të drejtat e pakicave, për Gjermaninë është një çështje bilaterale dhe duhet të zgjidhet brenda kuadrit dypalësht. Një qëndrim, të cilin kancelari gjerman Scholz, e theksoi edhe disa javë më parë gjatë vizitës së kryeminstrit grek, Kyriakos Micotakis në Berlin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ndodhet prej shtatë muajsh në paraburgim me akuzën për “korrupsion aktiv” për shit-blerje votash.

Ndihmë opozitës CDU/CSU për Maqedoninë e Veriut

Por kancelari gjerman e kishte fjalën tërthorazi edhe për bllokimin e prej tashmë disa vitesh që i bën Bullgaria Maqedonisë së Veriut, për shkak të një grindjeje për çështje historike. Kancelari socialdemokrat i kërkoi ndihmë në këtë çështje grupit parlamentar CDU/CSU : “Do t’ju isha mirënjohës, të dashur kolege dhe kolegë të grupit parlamentar të Unionit, nëse do të përdornit ndikimin tuaj te partia simotër që të japë ndihmesë konstruktive për zgjidhje“, tha ai. Kancelari kishte parasysh bllokadën aktuale të partisë opozitare VMRO/DPMNE për ndryshimin e kushtetutës, kusht ky që kërkohet nga Bullgaria.

Negociatat për Ukrainën dhe Moldavinë

Në fjalën e tij në prag të samitit të BE-së, Scholz u shpreh për mbështjetje për Ukrainën, përsa kohë që ajo ka nevojë dhe premtoi se do ta rrisë ndihmën finanicare për Ukrainën, nëse do të jetë nevoja. Ai u shpreh për çeljen e negociatave me Ukrainën dhe Moldavinë, si edhe për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e kandidatit të BE-së. Këtë kërkesë e mbështesin si partitë e pozitës ashtu edhe CDU/CSU në opozitë.

Grupi parlamentar i AFD-së, fraksioni tjetër opozitar që ka mbetur, pas shpërbërjes së grupit parlamentar Die Linke, për shkak të partisë së re të krijuar nga Sahra Wagenknecht, është kundër zgjerimit të BE-së, por për partneritete me këto vende, sikurse edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, ngjashëm si me Zvicrën dhe Norvegjinë.

Rifillon lufta në rrjet ndaj Lulzim Bashës, shenjat e rikrijimit të dikotonomisë pushtet-opozitë

Pas një periudhe mungese, ka rifilluar në rrjetin social balta ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Paradoksale është se nga njëra anë e kërkojnë ku është dhe e trajtojnë si të parëndësishëm, ndërsa, nga ana tjetër, investohen me mjetet e tyre propagandistike për ta sulmuar.

Duke qenë se eventi i 33-vjetorit në Pallatin e Kongreseve ishte një start i jashtëzakonshëm, qoftë përsa i përket ideve, organizimit, pjesëmarrjes, dhe në kontrast të madh me organizimin e “Rithemelimit” të Berishës, i cili, më shumë se sa festë, ngjante si vaki.

Tashmë është e qartë, se opozita po shkon drejt rikrijimi të identitetit të saj politik dhe vendimi që pritet të japë Gjykata e Lartë më 27 dhjetor lidhur me “çështjen” e PD-së, do t’i japë fund të gjitha dilemave dhe diskutimeve të derisotme.

Përballë një “Rithemelimi” që pritet të trashëgohet nga Berisha tek e bija, gjë që do të thellojë edhe më shumë përçarjen e këtij grupimi, çka do rrezultojë me thërrmim tërësor të “Foltores”, pushteti dhe Edi Rama po fillon të mpreh bateritë e baltës dhe të sulmeve ndaj Lulzim Bashës, duke qenë se, deri më sot, ai është tërësisht i paprekur nga hetimet e drejtësisë së re.

Rënia e Berishës dhe Metës i hap rrugë rënies së pakthim të Edi Ramës, sepse një pushtet nuk mund të qëndrojë përherë, ndërsa SPAK-u do t’i japë fund përfundimisht Trekëndëshit të Bermudës dhe do t’i japë mundësi shoqërisë shqiptare për të hapur garën, për të bërë të mundur rotacionin, pa pasur ndikimin e pushtetit të korruptuar dhe botës së errët të krimit të organizuar.

Pas heqjes së imunitetit të Berishës dhe vendimit të Gjykatës së Lartë më 27 dhjetor, është e qartë se drejtimin e opozitës do ta marrë Lulzim Basha dhe, duke qenë një rrezik permanent për pushtetin, Rama ka filluar që tani ta bëjë pis me sulme dhe meme, medemek qesharake, në rrjetet sociale.

Mirëpo, një gjë është e padiskutueshme: Berisha dhe Meta marrin me vete në rënien e tyre Ramën.

Dhe Edi Rama e di më mirë se të gjithë këtë gjë.

Kur do goditet Edi Rama nga SPAK?

Ndokush mund të thotë se pyetja është gabim, se SPAK nuk do ta godasë Edi Ramën. Në fakt pyetja është bash kjo; kur do goditet?

Qeveria e Edi Ramës është kthyer në një skenë gjigande krimi, domethënë “shtëpia e qeverisë” ku ai është i zoti i saj është mbushur me fakte kriminale dhe prova të patjetërsueshme për të gjithë ”robtë e shpisë”.

Imagjinoni pak qeverinë e Ramës; ministrat, zv.ministrat dhe drejtorët duke ia futur shefit me disa kontrata me vlerë mbi gjysëm miliardë euro.

Është thjesht e pamundur, sepse në fakt Ramës nuk ia hedh dot askush kur është fjala për para. Për më tepër që në të gjitha aktet e qeverisjes së vendit është urdhëri i Ramës, qeverisja e Ramës, vendimi, firma dhe vula e Edi Ramës.

Shkurt, gjithçka ka ndodhur në qeverinë shqiptare dhe në Shqipëri që nga viti 2013 e deri më sot është vendimi personal i Edi Ramës. Rrjedhimisht, të gjitha vjedhjet e mëdha përmes kontratave PPP dhe konçensioneve janë vepër e kryer në grup nga qeveria shqiptare me Kryeministër Edi Ramën.

SPAK ka marrë të pandehur pothuaj gjysmën e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Edi Ramës. Dhe sigurisht që pas çdo dokumenti, fakti, vendimi, relacioni, emaili gjendet edhe Edi Rama.

Thjesht është e pamundur të jetë ndryshe, sepse kështu ka funksionuar. Por prokurorët e SPAK nuk po nguten për shkaqe të kuptueshme; kur të mbërthehet Edi Rama nuk ka kthim prapa.

Vet Edi Rama e di mirë se çfarë rruge kanë marrë punët, pavarësisht se çfarë thotë në publik. Ai po përpiqet të testojë ndërkombëtarët me zgjedhje të parakohshme, ose të dërgojë mesazhe kërcënuese për SPAK, duke thënë se “ju jeni krijesë e imja”.

Dekleratat e tij nga Kongresi i Partisë Socialiste ishin mesazh i qartë për prokurorët e SPAK, por gjithçka është e kotë; punët kanë marrë drejtim.

Provat gjenerale që po bëhen me Sali Berishën po hapin rrugën e ferrit për Edi Ramën. Ai e di mirë këtë.

Dhe e fundit, vendimi i sotëm paraprak i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar Marrëveshjen Rama – Meloni është prova më e qartë se Edi Rama nuk kontrollon më asgjë.

Përpjekja e fundit dhe dështimi i tij ishte përpjekja për të ndalur zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i SPAK.

Ndaj rënia e Edi Ramës është çështje kohe, sepse është e pamundur që të shpëtojë kapiteni i një anije të mbushur plotë me hajdutë.

Ujku (SPAK) ka ra në në stallë (qeveri). Punë tjetër që Rama po i jep vetes gajret. As Zoti nuk e shpëton dot.

Ndaj pyetja është:
Kur do goditet Edi Rama?! Në pranverën që vjen?!

Kërkesa e SPAK, Sefa: PD qëndrim konstant për këto raste

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa, është shprehur se PD ka pasur qëndrim konstant dhe të qëndrueshëm lidhur me kërkesat e organeve të drejtësisë për hetimin e deputetëve.

Komentet Sefa i bëri përmes një lidhjeje me “Euronews Albania” ku komentoi kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Berishës dhe arrestimin e tij.

Sefa tha se për PD imuniteti i deputetëve nuk duhet të ekzistojë, pasi sipas tij, vetëm kështu i hapet rruga drejtësisë që të bëjë punën e vetë.

“PD ka një qëndrim konstant në lidhje me kërkesa të tilla të SPAK, mjafton të kujtojmë qëndrimet që kemi mbajtur për Ahmetajn, për Bllakon, për Tahirin e me radhë. Është qëndrim konstant i PD në mbështetje të SPAK.

Ne jemi të vetëdijshëm që çdo kërkesë e SPAK duhet të pranohet nga ana e Parlamentit. Për PD nuk duhet të ketë imunitet.

Ka qenë PD që në vitin 2012 ka kërkuar heqjen e imunitetit për parlamentarët. Ky është një qëndrim koherent i PD, për t’i dhënë mundësi drejtësisë që të ngrejë akuzat e të vijojë hetimin për çështje të ngjashme”, tha Sefa.

BIRN: ‘Ishuj të izoluar’, socialistët kërkojnë investime në zonat e mbrojtura

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, nisi të mërkurën shqyrtimin e nismës ligjore të 12 deputetëve socialistë, që i hap rrugë zhvillimit ekonomik dhe industrial brenda Zonave të Mbrojtura.

Projekti kundërshtohet ashpër nga aktivistët mjedisorë, të cilët e konsiderojnë atë një “zhvillim skandaloz” në shkatërrimin e mëtejshëm të natyrës.

Megjithatë, për deputetët e Partisë Socialiste, ky është një zhvillim i nevojshëm i nxitur nga nevoja për rritjen e turizmit.

“Në disa bashki bregdetare shtohet një problematikë tjetër përplasje e dy vendimeve të Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit,” tha njëri prej propozuesve, Fadil Nasufi, duke sqaruar se vendimi i 2018 që përcakton zonat priorioritare për zhvillimin e turizmit bie ndesh me vendimin e përcaktimit të kufirit të Zonave të Mbrojtura.

Nasufi tha se “Shqipëria nuk e ka luksin që të tkurret në zhvillimin e saj në 21% të territorit duke i konceptuar Zonat e Mbrojtura si ishuj të izoluar”. Ky zhvillim sipas tij nuk lejohet nga ligji aktual, të cilin e quajti “konservator” dhe të “ngurtë”.

Propozimet parashikojnë heqjen e neneve që përbëjnë thelbin e ligjit aktual, ku përjashtohen mundësitë e shfrytëzimit me “aktivitete intensive nga ana e njeriut” dhe ndryshim i formës së menaxhimit të tyre duke lënë bashkive në administrim jo me pak se 20% të sipërfaqes së zonave te mbrojtura qe jane ne territorin e tyre.

PS e prezantoi këtë ligj si të nxitur pikërisht nga kryebashkiakët socialistë, të cilët kërkojnë që qeverisja lokale të ketë përfitime nga admionistrimi i Zonave të Mbrojtura dhe ato t’i nënshtrohen planeve vendore të zhvillimit.

Duke iu referuar kësaj kërkese nga bashkitë, Nasufi tha se, “Agjencia Kombëtare për ZM që prej 2015 nuk ka marrë parasysh shumë nga realitetet gjatë procesit të hartëzimin e shpalljes së ZM-ve”.

Edhe deputeti i qarkut të Gjirokastrës, Laert Duraj mbrojti ndryshimet e propozuara si një mundësi ekonomike për qeverisjen vendore dhe turizmin.

“Është jetik jo vetëm për ato zona, po për gjithë Shqipërinë sepse turizmi është faktori kryesor i stabilitetit ekonomik,” tha ai.

Sipas Durajt, ndryshimet ligjore lejojnë edhe ndërhyrjet industriale brenda zonës, “por gjithmonë duke ruajtur karakterin e saj si zonë e mbrojtur.

I vetmi deputet që ngriti pikëpyetje për nismën ishte Ismet Beqiraj, i cili tha se formimi i tij akademik e bënte që të ishte kundërshtar ndaj çdo nisme që prek biodiversitetin dhe natyrën.

“Më ngacmoi nervin kjo industria e naftës dhe gazit, për çfarë e keni fjalën?”- pyeti ai kolegët nismëtarë duke kërkuar që të gjendet një balancë shumë e kujdesshme dhe të ketë kritere të forta për ndërtimet në këto zona.

Pavarësisht pikëpyetjeve, edhe Beqiraj iu bashkua qëndrimit politik të partisë ku bën pjesë duke shtuar se “janë ndërhyrje të domosdoshme”.

Kryetari i komisionit, Arben Pëllumbi tha se për nismën kanë shprehur shqetësime dhe aktorë të mbrojtjes së mjedisit dhe se komisioni do të zhvillonte dëgjesa publike me të gjithë palët e interesuara.

Edhe pse u prezantua si një nismë ligjore e hartuar në Kuvend me kërkesë të disa kryetarëve të bashkive, ligji u mbrojt fuqimisht nga kryeministri Edi Rama. Gjatë një aktiviteti për Vjosën javën që shkoi, ai argumentoi se “turizmi i luksit duhet për njerëzit e zakonshëm”, ndërsa shtoi se qeveria nuk i pranon leksionet morale të ndërkombëtarëve për natyrën.

Në dy vitet e fundit nëpërmjet vendimeve të kontestuara Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar të paktën 5 projekte brenda territorit të Zonave të Mbrojtura ose pranë Monumenteve Natyrore, duke anashkaluar shqetësimet e Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura./BIRN

‘Sëkëlldia’ që riktheu në publik Monika Kryemadhin

Në korrik të vitit të kaluar, Ilir Meta rimori në dorë frenat e partisë, pasi një vit më parë Monika Kryemadhi ia kishte katandisur me vetëm katër mandate në Kuvend, nga 18 të tillë që mori në vitin 2017.

Pavarësisht se në publik ngriti alibinë se rezultati zhgënjyes lidhej me shit-blerjen e votës dhe manipulimet e tjera të Edi Ramës, fajtoren e kishte identifikuar me kohë. Meta zhduku Monika Kryemadhin nga postet e larta të partisë së re të ngritur mbi rrënojat e LSI-së dhe u përfol se i ndaloi edhe daljet publike.

E lënë në periferi të periferisë së opozitës, Monika Kryemadhi pas këtij momenti gjeti kohë që t’i përkushtohej vetes. Nisi palestrën dhe në rrjetet sociale publikonte video duke bërë pompa, ngritur gira, shtanga e të tjera pesha të rënda.

Rutina iu prish një javë më parë, kur nga SPAK rrodhi lajmi se gjykata e posaçme i kishte refuzuar kërkesën për heqjen e sekuestros të një prove të bllokuar në kuadër të një prej shumë hetimeve që prokurorët e posaçëm kanë nisur ndaj saj dhe Ilir Metës.

Në lidhje me këtë hetim, SPAK është treguar hermetik dhe nuk është i qartë karakteri i kësaj prove. Por, e qartë është se vendimi i gjykatës për ta mbajtur atë nën sekuestro e ka rikthyer në skenën publike Monika Kryemadhin bashkë me rrezikun që ky rikthim të përkthehet në kosto të mëtejshme elektorale për partinë e Ilir Metës. (Voxnews.al)

Njeriu që mund të ndezë Luftën III Botërore

I njohur për miqtë e Kremlinit si Dima Buton, kapiteni i marinës ruse u kthye në krahun e djathtë të presidentit rus Vladimir Putin.

Atij thuhet se i është besuar një nga zotërimet më të frikshme – çanta e tij bërthamore që mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore në çdo moment.

Emri i truprojës vjen nga identiteti i tij i vërtetë i Dmitry Shumeiko ose shkurt Dima, shkruan The Sun.

Pseudonimi Buton është një referencë jo aq delikate për faktin që brenda çantës së zezë që ai mban gjithmonë me vete mendohet të jetë butoni për armët bërthamore të Kremlinit.

Thuhet se valixhja mban kontrollin mbi arsenalin bërthamor të Moskës dhe shpesh përmendet si shenjë paralajmëruese e Putinit për pjesën tjetër të botës se sa pushtet ka ai.

Kjo çantë e ka ndjekur Putinin pothuajse në çdo udhëtim.

Brenda kasës thuhet se është një buton i bardhë – jo i kuq – dhe vende për një kartë flash që do të duhet të futet nga Putin për të filluar fazën tjetër të sulmit.