24.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Nafta/ Duleviç: Ka abuzim nga tregtarët. Ulja e çmimit në bursë nuk reflektohet në Shqipëri

Eksperti i çështjeve të energjisë, Azmer Duleviç, tha në “Mcn Economy” se në Shqipëri ka pasur raste abuzive nga tregtarët në lidhje me çmimin e naftës. Duleviç vë në dukje se kur ka ulje të çmimit në bursë nuk reflektohet në Shqipëri, ndërkohë që e kundërta ndodh kur ka rritje të çmimit të naftës në bursë. Duleviç tha se kontrabanda e naftës është e papranueshme dhe gjobat kanë qenë qesharake.

“E para ndikon drejtpërdrejtë edhe paketa fiskale, por shpesh herë ka edhe raste abuzive nga tregtarët, sepse kur ka ulje në bursë këtu nuk reflektohet, dhe kur ka rritje qoftë edhe të vogël këtu reflektohet. Patjetër duhet të jetë shteti që t’i kontrollojë. Sepse janë qytetarët që preken, dhe shteti është ai që përfiton më tepër. Është e papranueshme që çmimi i naftës të jetë 200 lekë, dhe projeksionet janë që të shkojë më tepër. Shqipëria është në vendin e 5-të për çmimin e naftës, nga ana e shtrenjtësisë, në botë. Ne kemi 7 taksa, për çdo litër qytetarët paguajnë 130 lekë taksa, pjesa tjetër është çmimi real i hidrokarbureve dhe fitimi i llogaritur i tregtarëve. Pastaj kemi edhe pjesën e abuzimit, të mos flasim pastaj për cilësinë e hidrokarbureve. Kontrabanda e karburantëve është e papranueshme. Gjobat janë qesharake. Shumë operatorë e kanë kthyer në monopol. Fusin hidrokarbure kontrabande dhe çmimet i vendosin sipas qejfit. Duhet të jetë një punë shumë më e fortë nga institucionet në mënyrë që mos të jemi përballë këtyre situatave. Duke përfshirë pjesën e taksave nuk duhet të ishim më shumë 150-160 lekë. Bordi i Transparencë nuk bëri asgjë tjetër, veçse legjitimoi çmimet e hidrokarbureve, ku shkoi 260 lekë për litër. Këto thjesht kanë certifikuar abuzimet që kanë bërë 4-5 kompani të mëdha në vendin tonë. Nuk kam parë ndonjë vendim të bordit që t’u diktojë këtyre kompanive të mëdha çmimin. Kur është ulur çmimi në bursë bordi nuk është mbledhur fare”.

“Ndikimi i lartë i politikës tek media”, studimi i BIRN: Disa media marrin subvencione, të tjera përballen me gjoba, inspektime nga Tatimet apo masa ndëshkuese

Qeveria shqiptare ka përdorur strategji të shumëanshme shpërblimesh dhe ndëshkimesh për të ndikuar mbulimin mediatik ne vend. Ne kete konkluzion ka dale nje studim i Rrjetit Ballkanik te Gazetarisë Investigative BIRN Albania dhe Regjistrit Global të Medias, ku theksohet se disa media të njohura ne shqiperi marrin subvencione për prodhim programesh televizive dhe koncesione në fusha të tjera të rregulluara nga shteti, ndersa media të tjera janë përballur me gjoba, inspektime nga Tatimet apo masa të tjera ndëshkuese.

Sipas studimit, subvencionet dhe kontratat qeveritare nuk kufizohen vetëm në media, por shtrihen edhe në bizneset jomediatike të pronarëve, duke ndërthurur më tej interesat ekonomike me vendimet editoriale.

Në një lëvizje për të konsoliduar kontrollin, në shtator 2021 qeveria krijoi Agjencinë për Media dhe Informim, duke centralizuar mbikëqyrjen e të gjitha zyrave qeveritare të shtypit. Agjencia është krahasuar nga Instituti Ndërkombëtar i Shtypit me një ‘ministri propagande’.

Ndikimi i Partisë Socialiste në pushtet shtrihet përtej mediave tradicionale në platformat e mediave sociale, ku kryeministri ka kanalin e tij multimedial në Facebook, të quajtur ERTV, i cili shpeshherë është e vetmja media që lejohet të transmetojë nga eventet e qeverisë.

Sipas studimit, në këtë sfond të zymtë mediatik, edhe ata pak gazetarë dhe media që i shmangen ndikimit politik duke raportuar në mënyrë të pavarur, përballen shpesh me sulme nënçmuese dhe fushata denigruese nga zyrtarët më të lartë në vend nga qeveria, por edhe nga opozita.

“Liria e shprehjes dhe liria e medias marrin një rol qendror në procesin e zgjerimit të BE-së,” tha Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së në Tiranë në fjalën e tij gjatë prezantimit të studimit, ndërsa theksoi se të gjithë vendet që aspirojnë të bëhen anëtare duhet të tregojnë angazhim për të respektuar lirinë e shprehjes. Shqipëria përballet me një betejë të vështirë për ruajtjen e integritetit gazetaresk përballë një ndërthurjeje komplekse interesash.

Monitori i Pronësisë së Medias publikohet për herë të dytë në Shqipëri dhe vjen në formën e një databaze në internet me një set indikatorësh për pluralizmin e medias, të cilat sipas nivelit të rrezikut vlerësohen me risk të lartë, mesatar dhe të ulët. Ky studimi u mundësua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Marrëveshja me Italinë për refugjatët, Gjykata Kushtetuese merr vendimin, pezullohet ratifikimi

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, GJK merr vendimin.

Pezullohet ratifikimi, Kuvendi nuk mund ta miratojë.

Rikthehet tatimi për biznesin e vogël, nga 1 janari 15% mbi të ardhurat

Rikthehet tatimi për bizneset e vogla. Në projektligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat” e publikuar zyrtarisht sqarohet se profesionet e lira do të taksohen me 15% të ardhurave në 1 janar të vitit 2023.

Parashikohet që tatimi do të jetë në dy shkallë.

Profesionet e lira ose të vetëpunësuarit që realizojnë xhiro vjetore deri në 14 mln lekë, do të paguajnë normë tatimore 15% dhe bizneset me xhiro mbi 14 milionë lekë do të paguajnë normë tatimore 23 për qind.

Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10 mln Lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në bazë të fushës ku operon nga 30% të të ardhurave për individët e vetëpunësuar deri në 90% të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë

Stina e të kërkuarit ndjesë

Ndjesë apo hi syve?!

Nga Yzedin Hima

Të kërkosh ndjesë do të thotë të ndryshosh, të ngrihesh, të përmirësohesh, të shpëtosh nga çarku i fajit apo i gabimit. Të kërkosh ndjesë do të thotë se je gati për t’u bërë njeri më i mirë, ekspert më i besueshëm, mjeshtër më i sprovuar, politikan e shtetar më i besueshëm. Të kërkosh ndjesë do të thotë ta shohësh veten, veprimet e tua me syrin e të tjerëve. Kërkimi i ndjesës është emancipim shpirtëror dhe mendor.

Por… Pranimi i ndjesës nga të tjerët varet nga dëmi që ka shkaktuar veprimi i gabuar, mosveprimi apo faji i bërë. Nëse u ke shkaktuar të tjerëve, qytetit, vendit zhgënjime, dëme të mëdha, atëherë para se të kërkosh ndjesë, prano faturën e gabimit, fajit. Nëse pranon fajin, gabimin e bërë dhe pranon edhe faturën përkatëse, atëherë je i falur.
Bie fjala… Nëse ke qënë shtetar dhe për miopinë tënde, mosveprimin apo kalkulimin e gabuar politiik, shteti dhe vendi kanë shkuar në djall, kërko falje dhe prano faturën me koston: “Kurrë nuk do të kthehem më në atë pozicion ku gabova.” Kur thua se nuk e njihja mirë këtë plangprishësin, besëprerin, kur e emërova pasardhës, prano faturën:

“Kurrë nuk do të jem në postin ku gabova!”

Nëse të gjitha veprimet e tua si politikan kanë sjellë vetëm dështime, bie fjala si braktisja e parlamentit, braktisja e institucioneve, braktisja e zgjedhjeve, krahas ndjesës, prano faturën, dorëheqjen e parevokueshme. Kur thua, kur thoni se nuk e dija, nuk ma mori mendja, nuk e besoja dhe gabimin, fajin e kam kryer pa ditur gjë, atëhere na vjen në ndihmë tragjediani i famshëm grek i antikitetit, Sofokliu, me veprën e tij “Edipi mbret”. Edipi, si pasojë e fatit të paracaktuar nga hyjnitë, pa dijeninë e tij, vrau babanë, u martua me të ëmën dhe lindi fëmijë me të. Kur e mësoi gjëmën, ndonëse fajet i kishte kryer pa dashje, mori gjilpërën nga pëlqeri i së ëmës dhe nxori sytë e tij….

Pampuri: Qeveria lëmoshë për pensionistët në fundviti, milionat për PPP e koncesione

Në një deklarata për mediat, nënkryetarja e PD-së, Orjola Pampuri, shprehet se “nuk është aspak çudi që Kosova, pavarësisht se me një buxhet gati dy herë më të vogël se buxheti i Shqipërisë, jo vetëm ka trajtimin financiar më të lartë për mjekët, infermierët, mësuesit, administraten publike; pensione më të larta, mbështetje reale për familjet e reja; tarifa më të uleta për studentët, kushte mësimore më të mira për nxënësit, por dhe një nivel korrupsioni e keqqeverisje disa herë më të limituar se vendi ynë”.

Në dallim nga Shqipëria, ku qeveria tallet si çdo fundviti me pensionistët, Kosova do të akordojë plot 100 euro bonus fundviti për pensionistët dhe fëmijët.

Më poshtë deklarata e plotë e deputetes së PD:

Në shtetin tjetër shqiptar, në Republikën e Kosoves, qeveria do të akordojë plot 100 euro bonus fundviti për pensionistët dhe femijet. Nuk është aspak çudi që Kosova, pavarësisht se me një buxhet gati dy herë më të vogël se buxheti i Shqipërisë, jo vetëm ka trajtimin financiar më të lartë për mjekët, infermierët, mësuesit, administraten publike; pensione më të larta, mbështetje reale për familjet e reja; tarifa më të uleta për studentët, kushte mësimore më të mira për nxënësit, por dhe një nivel korrupsioni e keqqeverisje disa herë më të limituar se vendi ynë.

Në Shqipëri, me miratimin e Buxhetin 2024, një proces aspak transparent, pa marrë në konsideratë kërkesat e grupeve të interesit, dhe nëpërmjet një votimi jashtë rregullores së Kuvendit, për vitin e ardhshëm do të jenë plot 6 miliardë lekë ose 60 milion euro më pak për Shëndetësinë dhe Mbrotjen Sociale.

Partia Demokratike, propozoi 8 Amendamente me qëllim të rivendosjes së vëmendjes ndaj sektorëve prioritarë në punësimit dhe ekonominë e vendit tonë, në Bujqësi, Zhvillim Rural, Qeverisja Vendore, Turizëm, të Rinjtë, si dhe trajtim financiar më dinjitoz për një sërë kategorish sociale të cilat janë të parat që përballen me rritjen e kostos së jetesës dhe cmimet e larta në treg si pensionistët, ndihma ekonomike, personat me aftësi ndryshe, por dhe dëmshpërblim për pronarët dhe përndjekurit politikë.

Në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, asnjë prej propozimeve tona nuk u parashtrua dhe votua para miratimit me votë të projektbuxhetit në tërësi sic e përcakton dhe rregullorja.

Në shkelje flagrante, me arrogancën e kartonave, deputetët e tjerë të maxhorancës me koshiencë të plotë votuan për një buxhet që nuk është aspak në mbështetje të qytetarëve, nuk siguron rritje ekonomike të qëndrueshme për biznesin, sektorët prioiritarë si Bujqesia, Turizimi dhe Manifaktura; nuk mbështet të rinjtë, studentët, të punësuarit, përfshirë ata të profesioneve të lira; mjekët, mësuesit, infermierët, pensionistët, dhe shtresat e tjera të pamundura, por çon para për inceneratorët si ai i Tiranës, që pavarësisht se ka nisur hetimi nga SPAK, sërisht 12.7 milion euro do të paguhen për vitin e ardhshëm.

Paratë e taksave të shqiptarëve, nuk do i rishpërndahen qytetarëve, ashtu sikundër është detyra kryesore e çdo qeverisjeje së paku te përgjegjshme, por do te paguajë faturat e kripura të shpenzimeve operative të qeverise, mobilimet, fasadat dhe shpenzimet per charter-in e KM Rama, qeveria e të cilit është e zhytur në korrupsion dhe afera nga ministra, funksionare te lartë publike dhe te zgjedhur vendore ose qëndrore.

Tesla tërheq 2 milionë makina për arsye sigurie

Tesla po tërheq më shumë se dy milionë makina pasi rregullatori amerikan zbuloi se sistemi i saj i ndihmës së shoferit, Autopilot, ishte pjesërisht me defekt.

Veprimi pason një hetim dyvjeçar për përplasjet në firmën në pronësi të miliarderit Elon Musk, të cilat ndodhën kur Autopilot ishte në përdorim.

Tërheqja vlen për pothuajse çdo Tesla të shitur në SHBA që kur funksioni Autopilot u lançua në 2015.

Tesla tha se do të dërgonte një përditësim të softuerit “përmes ajrit” për të rregulluar problemin.

Përditësimi ndodh automatikisht dhe nuk kërkon servis, por ende referohet nga rregullatori si një tërheqje.

Autopiloti ka për qëllim të ndihmojë me drejtimin, përshpejtimin dhe frenimin, por pavarësisht emrit, makina ende kërkon të dhëna nga shoferi.

Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave të SHBA (NHTSA) tha se tërheqja ishte për shkak të një problemi me sistemin e monitorimit të shoferit të Autopilotit, i cili zbulon nëse shoferi po i kushton vëmendje.

Si pjesë e asaj që e quajti një hetim “të gjerë” dy vjeçar, NHTSA shqyrtoi 956 përplasje ku Autopiloti fillimisht u supozua se ishte në përdorim.

Si rezultat i atij hetimi, Tesla ka njoftuar këtë tërheqje dhe ka pranuar se kontrollet e sistemit “mund të mos jenë të mjaftueshme për të parandaluar keqpërdorimin e shoferit”.

“Teknologjia e automatizuar premton shumë për përmirësimin e sigurisë, por vetëm kur vendoset me përgjegjësi”, shkroi NHTSA, duke shtuar se do të vazhdojë të monitorojë softuerin pasi të përditësohet.

Baçi: Nëse Berisha do fitonte betejën me drejtësinë, do “rrëzonte” edhe “non gratën”

Gazetari Agim Baçi është shprehur se koncepti i imunitetit të deputetit ka të bëjë me mospengimin e tij në seancë plenare, gjë që sipas tij nuk ka ndodhur ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Komentet Baçi i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se beson se ndaj Berishës do të vendoset masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ai tha gjithashtu se nëse Berisha do ta fitonte betejën me drejtësinë, atëherë qytetarët kanë të drejtë që të pretendojnë se edhe shpallja e ish-kryeministrit “non grata” është e paarsyetuar.

“Po natyrisht që duhet ta bënte SPAK veprimin e djeshëm sepse Berisha e sfidoi. E sfidoi duke e konsideruar antikushtetuese, megjithëse ju përgjigj një situate juridike me një situatë politike. Publiku është i paqartë në këtë pikë.

Berisha meqënëse ka propozuar të mos ketë imunitet, ne duhet të dimë, edhe raporti i konceptit të imunitetit të deputetit ka të bëjë me mospengimin e tij në seancë plenare për të ushtruar detyrën e deputetit dhe këtu nuk e ka ndaluar njeri Sali Berishën.

Pra është koncepti që ti mos të ndalohesh. Berishën nuk e ka ndaluar njeri. SPAK ka justifikuar që këto meqënëse nuk i konsiderojmë kufizim lirie, atë i drejtohen Kuvendit për dy masa të tjera. Unë besoj që do të jetë ‘arresti në shtëpi’.

Mund t’i kërkojnë shkallë shkallë këto. Një situatë juridike duhet sqaruar në mënyrë juridike dhe jo politike. Nëse Berisha do e fitonte këtë betejë me drejtësinë, atëherë edhe ne kishim plotësisht të drejtë që të thoshin që edhe non grata është kot”, tha Baçi.

Mërtiri për vendimin e SPAK: Berisha po dëmton opozitën dhe po i shërben Ramës

Analisti dhe publicisti Ergys Mërtiri i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli për kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij SPAK po vepron në komfort me atë çfarë ka bërë deri më tani, ndërsa për ish-kryeministrin Berisha tha se po vetë largohet nga Parlamenti duke mos iu bindur vendimit të gjykatës.

Sakaq u ndal te kaosi në Kuvend ku tha se ajo çfarë Berisha po bën në Parlament i prish punë vetëm opozitës, ndërsa shtoi se kjo situatë i shërben vetëm kryeministrit Edi Rama.

“Kjo masë nuk është për të larguar Berishën nga Parlamenti. Berisha po vetë largohet duke mos iu bindur gjykatës. Nëse Berisha nuk është dakord me vendimin e gjykatës, ta kishte çuar te Kushtetuese. Por jo, ai thotë ‘unë jam vetë Kushtetuese’. SPAK ka vepruar konform të asaj që ka bërë deri më tani. Parlamenti sipas SPAK pyetet për dy gjera. Ajo që po bën Berisha në Parlament i prish punë vetëm opozitës, jo mazhornacës. Madje Rama po klon miratimin e buxhetit të mënyrë të tillë. Të gjitha këto i shërbejnë Ramës. Mosbindje civile në Parlament vetëm Berisha e ka shpikur. Rama këto lloj opozite e ndaj nuk i duhet që ta largojë Berishën nga Parlamenti. Nuk e kupton ky njeri që po dëmton veten?”, u shpreh Mërtiri.

Inceneratorët/ Kthupi: Hetimet për këtë çështje duhet të ishin më të thelluara. Ka elementë të rinj që nuk janë bërë pjesë e hetimit (VIDEO)

Pas tre vitesh hetime, SPAK nxjerr disa përgjegjës për inceneratorin e Tiranes. Bëhet fjalë për anëtar të Komisionit te ofertave.

Përkitazi me këto fakte, avokati Rezart Kthupi, vlerëson në MCN live, se nuk kemi të bëjmë me një hetim shterues për këtë incenerator.

Sipas tij nuk janë bërë hetime të thelluara deri më tani.

Perceptimi im personal është që ndoshta hetimet duhet të ishin më të thelluara. Por ky është aq sa ditë sot, sot kemi një dosje që kanë kërkuar një mase sigurimi personal. ka 15 persona në hetim, persona që kanë pas një rol përcaktues në atë që është në atë që është procedura e dhënies së inceneratorit të Tiranës.

Çështja që shtrohet është se a do të vazhdojë edhe më tej këtyre personave, a është i hapur.

Për sa kohë dosja është e hapur, ka disa dokumente ngacmues nga ana e përgjegjësisë penale, ishin p.sh. 4 shkresa të zv.kryeministres Balluku, drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë për mospjesmrrajesn e Njësisë për Monitorimin e Projekteve në pjesën e inceneratorit të Tiranës.

Sipas Kthupit, ka elementë të rinj që ftojnë SPAK t’i bëjë pjesë të hetimit, duke i shtuar në dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Që do të thotë që bashkia Tiranë që është subjekti që duhet mbikëqyrur, atëherë jemi në kushtet ku ka elementë faktikë që nuk janë bërë pjesë e hetimit, ose që në këtë fazë hetimore, nuk janë përdorur. Gjithçka është e hapur s ai përket inceneratorit të Tiranës dhe të kemi parasysh që asgjë nuk e pengon Prokurorinë, fakti që ndaj Berishës u përdor vendimi i KM si një shkak për të ngritur një procedurë penale, nuk lidhet me vendimin në vetvete.

Ajo që konsiderohet në aspektin kriminal është qëllimi dhe asketi kriminal në këtë rast janë VKM që janë nxjerr nga qeveria shqiptare për miratimin e koncesionit, që d.m.th., asgjë nuk e pengon sot SPAK që të krijojë një dosje të re për vepra penal te reja ndaj personave te tjerë nga ata të dënuar, për tre inceneratorët.